Pa vaksinat do të kishim parë tmerre me sy

autizmi

Nga Silva Bino

Për fat të keq, çfarë ka shkruar një website anti-vaksinë, që e shesin si FDA, shumë turp edhe media të cilat pretendendojnë vërtetësinë. Me gjasme vetëm çorodisin njerëzit. Po këto website deri tani akuzonin vaksinën e Fruthit, por duke qenë se prindërit pas vdekjeve të fëmijëve me Fruth filluan të mos i përfillin e ndruan vaksinën dhe tani fajin e ka vaksina kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së mirë. Përse një luftë kaq e madhe ndaj vaksinave pa të cilat do të kishim parë tmerre me sy ashtu siç pamë në gjatë epidemisë së Poliomielitit (akoma dhe sot një person jeton me respiracion të drejtuar pranë spitalit infektiv) dhe asaj të Fruthit me vdekjet dhe prapambetjet mendore e më tej të rasteve me Tetanoz dhe Difteri.

Mos ardhtë kurrë ajo kohë dhe ju dhëntë Zoti pak më tepër mend. E para duhet lexuar me mend në kohë së çfarë shkruan edhe website i vjetër i tripedias, pra që nuk e shkruan FDA, por çka kanë raportuar disa njerëz. E dyta, këto studime janë thënë e stërthënë që vaksinat nuk shkaktojnë autizëm dhe autizmi nuk ka lidhje me vaksinat se po të ishte kjo gjë do të ishte shumë e thjeshtë i ndërprisnim vaksinat dhe zhduknim autizmin. Lidhja e vaksinave me autizmin u stis nga një mjek anglez dhe kjo u lidh me vaksinën ndaj Fruthit, Rubeloës dhe Parotitit, por që më pas u vërtetua se ai ishte paguar nga grupet anti-vaksinë.

Pra lexoni më thellë e më gjatë. Unë personalisht jam dëshmi e një çmimi të tillë. Kur ra epidemia e Fruthit, si jo e vaksinuar, u infektova gjatë përkujdesjes së këtyre pacientëve në vitin 1989 dhe isha në gjendje tepër të rëndë dhe ku, nga frika se mos infektoheshin, vetëm kolegë si Kleomeni Cani u kujdesen për mua. Fatmirësisht shpëtova dhe jam sot për të dëshmuar atë ç`ka shkakton mosvaksinimi.

You must be logged in to post a comment Login