Mediat zvicerane komentojnë thirrjet për luftë në Kosovë

kosove_uefa

Mediat zvicerane bëjnë me dije se një grup ushtarësh nga Kosova kanë publikuar një video për të mobilizuar ithtarë, me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare në veri të Kosovës.

Dy ditë më parë u publikua një video ku Aleanca Kombëtare Shqiptare u bënte thirrje të rinjve shqiptarë t’i bashkoheshin luftës.

“Një grup ushtarësh nga Kosova, në fillim të javës ka publikuar një video për të mobilizuar ithtarë, për të mbrojtur interesat kombëtare në Veri të Kosovës”, shkruan gazeta zvicerane “Schweizmagazin.ch”

“U kërkoj luftëtarëve të përgatiten për sulmet e reja, për të mbrojtur interesat tona. Kjo sepse në veri të Mitrovicës luftojnë shqiptarët autoktonë, ndërsa ish kolegët e tyre, të cilët po udhëheqin Kosovën, e kanë mendjen te mbushja e xhepave me para”, thuhej në kumtesën e AKSH-së, që zgjoi reagim në mediat e Beogradit.

You must be logged in to post a comment Login