Kadare kthehet të takojë mikun e vjetër

13140687_10209698482596246_349775768_n

Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare ka vizituar sot qytetin e Pogradecit. Ai ka vendosur buqeta me lule pranë shtatoreve të dy prej shkrimtarëve të mëdhenj të këtij qyteti, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli.

13140867_10209698483556270_654159195_n
Kadare u prit nga kryebashkiaku Eduart Kapri gjatë kësaj paradite në qytet.

13115532_10209698482876253_131098497_n

“Pogradeci gjithnjë krenar për Lasgushin dhe Mitrushin, por sot edhe më shumë me këtë mik të veçantë, viganin e letrave shqipe. Privilegj i madh për mua të përkujtoj shkrimtarët e mëdhenj të qytetit tonë me Ismail Kadarenë”, tha Kapri./ Opinion.al

You must be logged in to post a comment Login