FRPD dhe arrest-lirimet 

1Nga – Valbona Mhilli

Ky titull ngjan sikur po filloj shkrimin e tekstit te një filmi serial-killer por ne fakt dua te bej nje ‘rezyme’ te atyre dhunimeve , arrestimeve ,’ gjykimeve ‘dhe lirimeve qe ju bene djemve te frpd tek protesta e parkut te liqenit.

Pas 2013, ne PD niveli i servilizmit u ul ndjeshëm, per shkak te interesave pragmatiste te cilat ne opozite partia demokratike nuk i plotëson dot, dhe ky nivel servilizmi u zëvendësua le te themi me nje nivel besnikerie, mbi bazen e ambicieve dhe bindjeve politike, sidomos tek te rinjte e saj. Te tille te rinj ishin edhe keta te cilët duke aplikuar te drejten e dyte themelore qe lejon demokracia pas asaj te fjalës se lire, protestën, u arrestuan.

Perse, akoma nuk e kam marre vesh. Por mesa kam kuptuar, te mbrosh te vetmen pjese te gjelber dhe te “virgjër” te qytetit tend nga betonizimi , erizimi dhe edvinzimi beke faj, dhe duhet te dënohesh.

Shyqyr zotit qe kushtetuta nuk e lejon denimin me vdekje se dyshja psiko-Edi dhe lali-Eri do te aplikoni denimin me varje ne litar, si etërit e tyre dikur.

Keta te rinj demokrat jane zeri, zemra dhe shpresa e qytetareve te ndergjegjshem dhe te llogjikshem tiranas. Protestat e tyre jane legjitime dhe mbi te gjitha fisnike ashtu si kauza per te cilen protestojne. Te tille te rinj jane shpresa e partise demkratike dhe shpresa e ketij vendi per nje shqiperi si gjithe europa, dhe jo nje shqiperi te betonizuar, me karakter Edvinist.

E them kete gje nga ato 11 vjet kur krye te bashkise se tiranes ishte E’drama ato ishin vite keqdashese per kete qytet, ndoshta edhe fatale per zhvillin e planifikuar te tij. Por sikur te mos mjaftonte kjo, tashme pinjolli i tij, lali-Eri i eshte versulur parkut te liqenit ndoshta i vetmi aset i Tiranes ,”se bashkur me kerpudhat e vendosura nga Rama te lulishtja e kryeministrise ” , per ta betonizuar ate , per te vazhduar ate rruge te lene ne mes nga E’drama ne 2011. Por diçka me ben te rri e qete, se te rinj si keta te frpd skane per ta lejuar çmendurine e radhes se aleances se qelbesirave, me mire nje vuajtje komuniste sot , si keto arrestime , sesa nje vuajtje nder breza pa asnje pjese te gjelber ne kryeqytetin e shqipetareve.

 

You must be logged in to post a comment Login