RT: Kosova, vendi që e duan të gjithë presidentët amerikanë

prishtine

“Edhe pse gara presidenciale 2016 në SHBA është ende në fazën fillestare, pretendentët veçse i kanë përmendur luftërat e jashtme të dështuara të Amerikës.”

Kështu nis shkrimi i publikuar nga Russia Today për Kosovën dhe obsesionin e presidentëve amerikanë me këtë shtet të vogël ballkanik, transmeton arbresh.info.

“Hillary Clinton po flet për Libinë, kur Donald Trump po e përmend Irakun. Por çfarë për Kosovën?

Operacioni i NATO-s i drejtuar nga SHBA-të i cili nisi më 24 mars 1999 filloi me doktrinën për të mbrojtur nga presidenti Bill Clinton dhe kryeministri britanik, Tony Blair.

Për 78 ditë, NATO shënjestroi atë që atëherë quhej Republika Federale e Jugosllavisë, e cila më vonë u nda në Serbi dhe Mal të Zi, dhe në provincën jugore të quajtur Kosovë.

Jugosllavia është akuzuar për spastrim etnik dhe gjenocid derisa bombat u hodhën mbi ura, trena, spitale, shtëpi dhe kamionë refugjatë.

Veprimet e NATO-s dëmtuan drejtpërdrejt Konventën e Kombeve të Bashkuara, aktin final të Helsinkit dhe Konventën e Vjenës. Lufta ishte krim kundër paqes, e pastër dhe e thjeshtë.

Edhe pse e lodhur, Jugosllavia nuk u dorëzua, në qershor 1999 iu lejua NATO-s të hyjë në Kosovë nën autoritetin e paqeruajtësve të OKB-së, garantuar me rezolutën 1244.

Sekretarja e SHBA-së në atë kohë, Madeleine Albright u konsiderua si kampionia më me zë e Kosovës. Ajo tash është përkrahësja më e fortë e kandidates demokrate Clinton, dhe dënon gratë që nuk e votojnë atë me vend special në ferr.

“Për mua, familjen tima dhe amerikanët kjo nuk është vetëm politikë e jashtme, është personale”, kishte thënë Clinton me rastin e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Bill Clinton”.

Edhe kandidati për president, Bernie Sanders tha se e përkrah bombardimet e NATO-s në Serbi duke arsyetuar mbi baza humanitare”, shkruan artikulli.

Më tej, shkrimi vazhdon duke thënë se shqiptarët kanë terrorizuar serbët dhe komunitetet tjera duke i detyruar ata të ikin nga shtëpitë e tyre./arbresh.info/

You must be logged in to post a comment Login