po funksionojnë polici paralele në Maqedoni ?!

mvr1-640x302Arrestimet e sotme lidhur me aferën e letërnjoftimeve ku i dyshuari kryesor është Zahir Beqiri – Çaush kanë nxjerrë në sipërfaqe moskoordinim dhe veprime të ndërmarra pa e ditur kreu i MPB-së. Zëdhënësit e kësaj ministrie për disa orë nuk kanë mundur të konfirmojnë arrestimin e pesë vetave, të cilët dyshohen si pjesë e aferës së letërnjoftimeve false “Fabrika e Aferave”, informon INA.

Por ata ishin arrestuar nga Policia e Kisella Vodës. Disa orë më vonë Prokuroria Publike ka njoftuar se me kërkesën e saj janë kryer bastisjes dhe ndalimi i pesë të dyshuarve, ndër të cilët janë vëllau dhe motra e të dyshuarit kryesor në këtë aferë, Zahir Beqiri – Çaush.

Në raportin e Prokurorisë Publike thuhet se tek personat e ndaluar janë gjetur materiale të ndryshme, si armë zjarri, kompjuterë, të cilët do të përdoren si prova materiale, në kuadër të akuzës së ngritur për falsifikim të dokumenteve. Kjo aferë ka nxitur reagime politike midis VMRO-DPMNE dhe LSDM, të cilat kanë akuzuar njëra tjetrën se qëndrojnë pas rasteve të falsifikimit të letërnjoftimeve. (INA)

You must be logged in to post a comment Login