PJESË E POLITIKËS DHE “REVOLUCIONIT DEMOKRATIK” PËR TE RREZUAR RAMËN DHE METEN

enkelejdaIntervistë me kryetaren e F.R.P.D-së, dega Kurbin Zonjushën Enlelejda Rica

Bisedoi: Qamil Gjyrezi

1.Zonjusha Enkelejda: Si shkoi protesta e ditës së Martë me gratë opozitare të P.D-së dhe a mendoni se ja arriti qëllimit?

1.Protesta e ditës së marte ishte brenda pritshmërive, ishte një protestë ku njëzëri i thamë Ramës STOP, dhunës dhe denigrimit ndaj femrës. Ishte nje protestë për ti treguar K/M të vendit që nëse guxon dhe njëhere, do na ketë tek dera e kryeministrisë më të shumta në numër dhe më të vendosura për ta larguar nga posti që ka uzurpuar.

2.Cila do të jetë protesta e radhës për këtë ceshtje ose për ceshtje të tjera nga gratë demokrate dhe rinia?

Ne cdo ditë jemi në këmbë kundër qeverisjes Rama – Meta, jemi në cdo cep të Shqiperisë ku të drejtat e njeriut po shkelen, ku varfëria është ulur kembëkryq me qytetarët ku krimi dhe korrupsioni po ju vrasin shpresën. Jemi në procesin e “revulucionit demokratik” dhe shumë shpejt do mundësojmë largimin e kësaj dyshje kriminale.

3.A mendoni se do të ishte më mirë që gratë opozitare të P.D-së dhe rinia, të protestonin për problematikat e përditshme që e shqetësojnë shoqërinë tonë, pa ja ulur rëndësinë e protestës së ditës së Marte para Kryeministrisë?

Sic theksova dhe më lart jemi ne një proces protestash mbarëkombetare dhe me të gjithë grupet e interesit. Por protesta e ditës së marte kishte një domethenje të vecantë. Aty ne protestuam për të gjitha femrat duke filluar nga koleget e PS që fatkëqsisht janë pjesa që Rama po dhunon dhe diskriminon më shumë.

4.Cili është argumenti që ju angazhoi në politikë?

Në një kohë kur Shqipëria po jeton ditët më të zeza, në një kohë kur shpresa është vrarë për mua si një e re ka tri rrugë. Të pajtohem me gjendjen dhe të ul kokën në shenjë nënshtrimi një gjë që se bëj dot. Të largohem jashtë vendi sikurse po bën pjesa më e madhe e rinisë por dhe kjo është një tradhti kombëtare te braktisësh vendin dh eta lësh në duart e kësaj klike mafjoze. Ose të reagosh duke u bërë pjesë aktive e plotikës dhe revulucionit demokratik. Unë zgjodha këtë të fundit edhe pse në klimën e sotme politike është meë e vështira.

5.Cilat janë problematikat që e shqetësojnë të rinjtë dhe zhvillimin ekonomik dhe social në Kurbin dhe (Lac)?

Rinia e Kurbinit ashtu si në të gjithë Shqipërinë ka si problem madhor papunsinë. Kjo është plaga që po e rrënon rininë duke e shtyrë drejt krimit dhe largimit nga Shqipëria.

6.Cfarë ndryshimi ka politika me profesionin tuaj si psikologe dhe cfarë i bashkon këto dy fusha?

Profesioni i psikologut studion dhe hulumton mirëqënjen e njeriut dhe lumturinë e tij, një gjë të tillë duhet të bëjë dhe politika që fatkëqsisht po bën të kundërtën. Si psikologe në qendrën e angazhimit tim do jetë vetëm mirëqënia njerëzore.

7.Cilat janë ambiciet e tuaja politike dhe profesionale për të ardhmen?

Të bëj sa më mirë detyrën e vështirë që rinia e Kurbinit më besoi duke më zgjedhur si kryetare e F.R.P. D.

8.A mendoni se Shqipëria ka të ardhme, që të rinjtë të mos e lënë vendin dhe cilat mendoni ju janë alternativat për zgjidhje?

Shqipëria është një vend i begatë dhe përpjekja ime për një të ardhme më të mirë është dhe besimi im që Shqipëria do të bëhet. Alternativa e vetme për Shqipërinë është Partia Demokratike.

9.Përvec angazhimit politik dhe profesionit si psikologe si e kaloni një ditë të zakonshme ndërmjet Lacit, Tiranës dhe Shkodrës ku studioni?

Angazhimi politik më zë pjesën më të madhe të kohës dhe në një farë mënyre më detyron që të le shumë gjëra pas dore. Gjithnjë mundohem të gjej kohë për familjen dhe për zhvllimin profesional. Por sot është koha e sakrificës, me gjendjen që është
Shqiperia nuk kemi luksin të bëjmë një jetë të qetë dhe të mendojmë shumë për kohën e lirë.

You must be logged in to post a comment Login