Ora e Tokës/ Fikni dritat për mjedisin

earthhour

E shtuna shënon përvjetorin e dhjetë të Orës së Tokës, një eveniment që kremtohet në mbarë botën.

Më 19 mars në orën 20.30 me orën lokale, secili prej nesh duhet të fikë çdo pajisje elektrike jo thelbësore dhe t’i bashkohet një momenti global solidariteti në ndihmë të mjedisit. Ora e Tokës pati pikënisjen e saj në vitin 2007 në Sidnej të Australisë.

Asokohe dritat u fikën në 2.2 milionë shtëpi dhe biznese për një orë me qëllimin për të pasur vëmendjen globale ndaj çështjeve alarmante të mjedisit. Që atëherë, kjo iniciativë u kthye në fenomenin më të madh të ndërgjegjësimit mbarëbotëror për çështjen e mjedisit dhe mori mbështetje të gjerë edhe nga Fondi Botëror për Natyrën (ËËF).

Këtë vit, Ora e Tokës pritet të thyejë rekordet e pjesëmarrjes. Plot 178 vende, 7000 qytete dhe qindra miliona njerëz në botë do të jenë të angazhuar në këtë kremtim. Edhe në Tiranë, organizatat mjedisore do të organizojnë një event kushtuar Orës së Tokës.

Në orën 20:00, në sheshin “Skënderbej”, pritet të mblidhen qytetarë dhe aktivistë të çështjeve mjedisore, ndërsa dritat do të fiken në orën 20:30, kur në qiell do të lëshohen balona të vogla me flakë ndriçuese.

You must be logged in to post a comment Login