Nora Istrefi: Ofertë për një reality si motrat Kardashian

noraaa-620x340

Pas lindjes së vajzës këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka zgjedhur emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, për të promovuar këngën e saj të parë. Diva e muzikës, ka lançuar edhe klipin e këngës “Sa t’kom dasht”. Ajo është shprehur gjatë intervistës se fëmija ka qenë bekim dhe ia ka rritur përgjegjësitë, por edhe i ka forcuar marrëdhënien me bashkëshortin. Nora gjatë intervistës deklaroi se ka patur një ofertë për të krijuar një reality show me familjen e saj, siç është bërë me familjen Kardashian. Por për Istrefin diçka e tillë nuk është parë me prioritet, për shkak të angazhimeve muzikore të dy motrave. Lidhur me profesionin e saj, Nora tha se do të vazhdojë të këndojë gjatë, e se në të ardhmen, mund ta përfshijë edhe vajzën e saj në klipet e këngëve. Më në formë se kurrë, Nora Istrefi shpjegoi se karriera e një këngëtareje, shkon në një pikë kulmore, pas lindjes së një fëmije, pasi e pjek atë në të gjitha drejtimet.

You must be logged in to post a comment Login