Ministri qe vrau Kristin dhe po vret shqiptarët 

12662679_1672670549657167_2374027603026305444_nNga – Enkelejda Rica*

Me gjithë përpjekjet e qytetarëve shqiptare, mediave, diasporës dhe shume organizatave jo qeveritare fatkeqësisht Kristi Maze nuk e fitoi dot luftën me vdekjes. Kristi, një shembull i dëshirës për jetën, një shembull I kurajos dhe vullnetit nuk doli dot nga operimi 13 orësh.

Sikur mos te mjaftonte sëmundja e rende, ne krah te vdekjes kishim dhe pushtetin me ne krye ministrin e “vdekjes” Z. Beqaj.

Kristi te kërkoj ndjese ty dhe familjes tende qe po përdorim emrin tënd, te kërkoj ndjese qe nga parajsa duhet te dëgjosh vuajtët e ankesat e atyre qe le nga pas. Kristi ti ike dhe jam e sigurte qe je ne një vend shume me te bukur dhe atje do jesh i lumtur. Nga parajsa lutu dhe për ne qe na le pas ne dore te atyre mostrave qe u bene pjese e vdekjes tende.

Miq, Kristi nuk vdiq nga sëmundja, Kristi vdiq nga neglizhenca, vdiq nga neglizhenca e një njeriu qe mendjen e ka tek qindra miliona eurot e koncesioneve e ka mendjen tek show televiziv, e kane mendjen tek rrjepja e shqiptareve. Kristi sëmundjen tende e quante si diçka jo emergjente.

Miq, Kristi iku nga kjo bote dhe shume nga ju u betë pjese e ndihmës për ketë engjëll te vogël por shteti qe duhet ta ndihmonte ju be pengese.

Miq, Kristi iku dhe tanimë nuk kemi çfarë bëjmë me shume se një lutje për shpirtin dhe për familjen e tij.

Miq, mos harroni qe kemi me dhjetëra fëmije qe po vuajnë si Kristi, me dhjetra shqiptare qe po përballen me vdekjen e cila ka ne krah dhe ministrin.

Ne një kohe kur flasim për mjekësi falas dhe e paguajmë 120 milion euro, ne një kohe kur ministri pret shirita dhe viziton klinika dhe spitale private shteti po bie.

Miq pak metra nga shtëpia ku unë jetoj ne lagjen numër 5 ne Laç kemi ambulancën qe duhej ti shërbente mira laçianëve.

Nuk dua te flas dhe te komentoj thjesht shikoni fotot dhe imagjinoni një ndërtese qe hapet ne 11 vetëm qe punonjësit te hane mëngjesin e vonuar dhe me raste përdoret dhe nga narkomanet jo për shërim por për përdorim.

*Kryetare e FRPD Kurbin

You must be logged in to post a comment Login