Martesa e një nacionalisti dhe një komunisti / Albini & Edi, dashuri në kohën e kolerës

Screen-Shot-2016-03-17-at-10.12.46-PM-647x445Nga Kreshnik Spahiu
Sot isha me shumë fat që mu prish televizori!
Fal zotit nuk e përjetova orgjinë që një “nacionalist” të martohet me një komunist. Nuk e përcolla dot braktisjen e patriotizmit drejt nacional-komunizmit.
Albini dhe Edi Rama shpallën aleancën e majta shqiptare, duke braktisur filozofinë e nacionalizmit modern dhe duke hedhur pas krahëve mijëra vite luftë, mijëra të vrarë, lumenj gjaku prej ideologjisë së majtë sllave dhe socializmit 70 vjeçar.
Thjesht isha me fat që nuk e pash me sytë e mi.
Oligarkia e atyre që po blejnë pozitën dhe opozitën kosovare sot rregjistroi instalimin anti-amerikanizmit apo nacional-komunizmit edhe në Prishtinë. Sa trishtuese, sa zhgënjim ……

You must be logged in to post a comment Login