Mal i Zi rrezikohet nga përmbytjet

permbyMali i zi gjatë 24 orëve të ardhshme ka parashikuar rreshje të dendura shiu dhe rrezik për përmbytje të zonës jugore dhe jug-perëndimore.

Shërbimi Meteorologjik në shtetin fqinj ka lajmëruar që kryesisht përreth liqenit të Shkodrës dhe gjithë bregdeti iMalit të Zi, paraqiten në hartën me të kuqe, që sinjalizon për rrezikshmëri përmbytjesh, transmeton kp.

I alarmuar nga kjo situatë vet shteti malazez ka mobilizuar sektorët e emergjencave civile në të gjitha këto zona, ndërsa sipas institutit hidrometeorologjik të Malit të Zi pritet që reshjet e shiut në zonë jugore dhe jug perëndimore të jenë të dendura ku do arrijnë deri në 80 litra për metër katror në zonën qendrore të Malit të Zi dhe rreth 50 litra për metër katror në zonën jugore.

Ndërkohë sipas tyre, zona më problematike paraqitet në hartë rreth liqenit të Shkodrës dhe lumenjve që derdhen në këtë liqen.

You must be logged in to post a comment Login