Shqiptarët e Luginës të përfaqësuar politikisht në gjitha institucionet e Serbisë dhe të dështuar

Sh.-KamberiShqiptarët e Luginës të përfaqësuar politikisht në gjitha institucionet e Serbisë dhe të dështuar PUBLIKUAR: 12/01/2016 / 09:09 / Viti 2015 sipas deputetit republikan Shaip Kamberi, për sa i përket pozitës së shqiptarëve në Serbi, vlerësohet të jetë vit i dështimeve. Sipas tij, klasa politike në Luginë ka dështuar në përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve shqiptarë. Vazhdimi i mbajtjes peng e donacionit të teksteve mësimore nga Republika e Kosovës për më se tre muaj, Raporti i fundit i Progresit të Serbisë i hartuar nga Komisioni Evropian, ku shqiptarët janë përfshirë vetëm me disa fjali, themelimi i Asociacionit të Komunave Shqiptare, janë disa nga dështimet e vitit që e lamë pas. Ndërkohë pozita e deputetëve shqiptarë sipas tij mbetet për ta sensibilizuar çështjen shqiptare por jo edhe të zgjidhin probleme. Deputeti Shaip Kamberi është optimist se gjatë vitit 2016, Serbia do të jetë e detyruar të ballafaqohet me përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve. Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë sipas vlerësimit të fundit të popullatës, jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë, të cilët janë të përfaqësuar në të gjitha nivelet institucionale të Serbisë. Ndërkohë gjendja e tyre vazhdon të mbetet e diskriminuar.

You must be logged in to post a comment Login