iPhone 7, i papërshkueshëm nga uji

largea_capture-jpg1452410273

iPhone i ardhshëm do të jetë në treg vjeshtën që vjen, pra pas shumë muajsh, ndërsa në rrjetet sociale prej kohësh qarkullojnë edhe zërat për karakteristikat.

Sipas faqes “Fast Company”, iPhone 7 mund të jetë i papërshkueshëm nga uji dhe ushqehet edhe me wireless, pra pa kabllo.

Zëra të tjerë flasin dhe për mungesën e vendosjes së kufjeve, për të cilën ka nisur dhe një peticion në rrjet. Sipas kësaj faqeje, të papërshkueshme nga uji do të jenë skeda mëmë dhe pjesët elektronike të smartphone.

Përsa i përket “jak”, Apple duhet të përdorë kufje me Bluetooth. Dhe për këtë ka një peticion ndaj shtëpisë së Kupertinos, për të bërë një hap pas, të firmosuar deri tani nga 200 mijë persona.

You must be logged in to post a comment Login