Merkel: Emigrantët pasuri për Gjermaninë

Turkey-G-20-141-635x356Emigracioni mund të pasurojë Gjermaninë dhe madje mund ti shtyjë gjermanët të mësojnë më shumë rreth kristianizmit.

Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel, duke injoruar në një farë mënyre nervozizimin në rritje në koalicionin qeverisës pas fluksit të madh të klandestinëve në vend. Duke folur një ditë pas fitores dërrmuese së Frontit Kombëtar në Francë, Merkel vlerësoi kontributin e madh të emigrantëve në ekonominë dhe shoqërinë gjermane në dekaldat e pasluftës, por ajo preferoi ti quajë ata punëtorë mysafirë.

“Shumë prej jush kanë eksperienca që ne nuk i ofrojmë dot, tha Merkel para emigrantëve të ardhur prej dekadash, shumica prej tyre muslimanë nga turqia dhe vendet ballkanike, të cilët e kthyen gjemaninë në një shoqëri multietnike.

Merkel shtoi se ata i  kanë dhënë Gjermanisë më shumë se një kulturë ndryshe, ata kanë qenë një plus i madh në një botë gjithnjë e më të globalizuar , duke theksuar se pavarësisht kësaj, askush nuk harron rrënjët e tij.

Menjëherë më pas fjalën e mori Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, i cili tha se që nga janari deri në nëntor të 2015, në Gjermani kanë hyrë 965 mijë azilkërkues.

Gjermania ka numrin më të madh të refugjatëve në europë, shumica prej të cilëve të ikur nga luftrat e Lindjes së Mesme.

You must be logged in to post a comment Login