Një verë ndryshe me ALBtelecom dhe Eagle

Megjithëse e nisi me shira këtë vit, stina e verës më në fund erdhi. E bashkë me të, rrugës janë shumë surpriza që vijnë me ALBtelecom dhe Eagle Mobile për pushuesit shqiptarë, si nga Shqipëria ashtu dhe për ata që vijnë nga Kosova. Kemi përgatitur për ju një ekskluzive, ku znj. Erjola Hoxha dhe z. Indrit Daci na japin detaje se si do të shkojë ky sezon veror dhe se çfarë do të sjellë ai.

EZH_1312Znj. Erjola Hoxha, Drejtore e  Divizionit të Komunikimit me Tregun

Head of Marketing Communiction Division

Znj. Hoxha, cilat do të jenë eventet verore që do tu falin surpriza vizitorëve në vendin tonë? Ku do të zhvillohen ato?

Tashmë është kthyer në traditë që ALBtelecom të jetë prezent përgjatë gjithë sezonit veror, jo vetëm duke ofruar komunikim, por edhe duke argëtuar. Mjaft aktivitete do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në qytetet bregdetare dhe sigurisht në Tiranë. Sezoni veror është i mbushur gjithmonë me energji pozitive, dëshirë për të pushuar, festuar nën ritmin e muzikës dhe për këtë arsye ne do të jemi pranë të gjithë pushuesve, duke ua ofruar këtë mundësi me mbështetjen e “Summer Fest”, aktivitetit më të madh muzikor veror. Por jo vetëm, ne vazhdojmë të falënderojmë të gjithë abonentët që janë pjesë e ALBtelecom dhe Eagle Mobile, duke u dhuruar jo vetëm ofertat më të mira, por edhe shumë dhurata. Sigurisht që do ketë dhe surpriza të tjera, të cilat do të zbulohen dhe shijohen gjatë këtij sezoni. Të gjithë ata që s’janë pjesë e kompanisë lider të komunikimit nuk duhet të humbin kohë për tu bashkuar me ne.

 

Indrit Daci 1Indrit Daci, Drejtor i Grupit të Biznesit të Konsumatorëve

Consumer Business Group Director

  1. Daci, çfarë keni menduar të bëni ndryshe këtë sezon veror për të qenë sa më pranë abonentit? Cilat janë ofertat që do t’u ofroni atyre?

ALBtelecom është i vendosur që edhe këtë sezon të jetë pranë abonentëve aty ku po kalojnë pushimet e tyre, duke mundësuar atë që ne bëjmë më mirë se kushdo, komunikimin më të lehtë dhe më të aksesueshëm. Pushimet janë festë dhe ne sjellim pranë atyre që na kanë zgjedhur të gjithë të dashurit e tyre.

Dhjetëra mijëra të rinj do të përfitojnë gjatë verës tarifat më të lira për komunikim pa limit, kjo me një ofertë të dedikuar për ta, që ka nisur që kur ishin në universitetet e tyre dhe vazhdon edhe gjatë pushimeve.

 

You must be logged in to post a comment Login