Serbia thotë se Kosova nuk mund ta padisë për gjenocid

shtat-euml-mb-euml-dhjet-euml-vjet-nga-fillimi-luft-euml-s-n-euml-kosov-euml_hd

Meqë Kosova nuk është anëtare e Kombeve të bashkuar, ajo nuk mund ta padisë Serbinë për gjenocid, te Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë dhe këtë ajo mund ta bëjë vetëm me rekomandimin e posaçëm të Këshillit të Sigurimit, transmeton gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti“.

Sipas kësaj gazete, përcjell Koha.net, Kosova, edhe nëse do t’ia dilte ta bënte këtë, ekspertë juridikë serbë thonë se Gjyqi me siguri rekomandimin do ta shpallte jokompetent.

Profesori serb në Fakultetin Juridik, Bojan Milisavleviq, ka thënë se Kosova nuk mund të ngritë aktakuzë kundër Serbisë për shumë shkaqe.

I pari, sipas tij, është se Kosova nuk e ka ratifikuar Konventën për gjenocid, pa të cilin nuk mund të iniciohet aktakuza për shkelje të të drejtës sipas kësaj Konvente. E nëse në ndërkohë do të bëhej ratifikimi, pengesa tjetër do të ishte se Prishtina flet për krimet e bëra në vitin 1999, ndërsa pavarësia e Kosovës është shpallur në vitin 2008.

“Madje edhe nëse Gjyqi do ta trajtonte Kosovën shtet, problem do të ishte kompetenca kohore, sepse koha kur kanë ndodhur ngjarjet e kontestuara, Kosova nuk ka qenë anëtare e KB-së dhe as që e kishte miratuar Statusin e Gjyqit”, thotë Milisavleviq.

Rreziku që Prishtina, përkundër pëlqimit të Beogradit, ta nxjerrë Serbinë në bankën e zezë duke u ndihmuar në disa marrëveshje të përbashkëta të nënshkruara, sipas këtij eksperti, është e përjashtuar pasi që Serbia, duke ratifikuar Konventën për gjenocid, kishte vënë rezervën në nenin 9 të këtij dokumenti i cili parasheh kompetencë detyruese të Gjyqit Ndërkombëtarë të Hagës. Kjo në fakt do të thotë se pala e akuzuar duhet të pajtohet me iniciuesin e procesit.

Pos, kësaj, sipas Milisavleviqit ekziston opsioni i inicimit të procedurës së arbitrazhit.

“Këtu është i nevojshëm kompromisi i arbitrazhit me të cilin parashihet krijimi i arbitrazhit dhe zgjedhja e arbitrave. Prandaj është vështirë të mendohet se do të ndodhë aktakuza”, ka thënë ai.

You must be logged in to post a comment Login