Përgjimet, nuk përkthehet përgjigjja e Ivanov: Nuk flas jashtë Maqedonisë

largea_nishani-ivanov-foto-flor-abazaj11427970597

Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik ishte çështja kryesore e diskutuar mes krerëve të shtetit shqiptar dhe maqedonas. Në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov u prit nga homologu shqiptar, Bujar Nishani, ku mbajtën edhe një konferencë të përbashkët, me theks në përmirësimin e marrëdhënieve në aspektin ekonomik.

Por Presidenti Ivanov devijoi në përgjigjen e një prej temave më të nxehta të Maqedonisë, përgjimet e qeveritarëve.

“Përgjimet janë një çështje e nxehtë në vendin tuaj edhe dyshohet se janë përfshirë edhe politikanë shqiptarë. Cili është qëndrimi juaj?”, pyeti një nga gazetarët. Përgjigjja e dhënë nga kreu i shteti maqedonas, ndryshe nga fjalimi i tij nuk u përkthye në shqip.

I përkthyer nga mediat maqedonase, Ivanov është shprehur: “Pyetja juaj ka të bëjë me një çështje të brendshme dhe unë kur ndodhem jashtë Maqedonisë nuk flas për çështje të brendshme. Sepse kjo mbetet çështje e brendshme e shtetit tonë”.

Presidenti Ivanov gjatë takimit me presidentin shqiptar Nishani, kërkoi mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit në NATO, në këmbim të kësaj do t’i vërë në dispozicion të gjitha përvojat e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ivanon: Bashkëpunimi ekonomik i pamjaftueshëm

Ivanov tha se nga takimi në vitin 2011 e deri sot është shënuar njëfarë bashkëpunimi, po i pamjaftueshëm sidomos në aspektin ekonomik.

“Dy shtete fqinje nuk është në rregull që të kenë një shkëmbim prej vetëm 120 milionë dollarë duke pasur një suficit nga ana maqedonase. Madje Shqipëria nuk i takon as grupit të 20 shteteve të para me të cilat kemi një shkëmbim ekonomik. Kjo tregon se këto marrëdhënie të përkthehen edhe në një bashkëpunim mes dy kryebashkësive tona afariste dhe bashkëpunimi ekonomik të ndjekë atë që kemi arritur mes dy shteteve tona në aspektin politik. Po bëhen disa ndërhyrje infrastrukturore që ndihmojnë ndryshimin e realitetit tonë”, deklaroi Ivanov.

Presidenti Nishani theksoi se bashkëpunimi ekonomik duhet të ketë intensifikim, për të reflektuar fqinjësinë e mirë që ekziston mes dy vendeve.

“Me kënaqësi konstatuam se vetëm në tre muajt e fundit kemi pasur vizita të shumta mes dy vendeve që kulmojnë me këtë vizitë presidenciale. Kemi një bashkëpunim ekonomik, por që nuk i përgjigjet bashkëpunimit politik. Në këtë aspekt vlerësova domosdoshmërinë e koordinimit të dy vendeve për projekteve në respekt të marrëveshjeve dhe protokolleve në fuqi. Kjo ruan dhe forcon miqësinë mes dy vendeve”, u shpreh Nishani.

Presidenti maqedonas u prit në selinë e Presidencës me një ceremoni zyrtare pritje nga homologu Nishani. Gjatë qëndrimit në Tiranë Presidenti Ivanov do të takohet dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Nishani-Ivanov: Të nxisim bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin maqedonas, Gjorge Ivanov, vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira me Maqedoninë, ndërsa theksoi nevojën që ato të ngrihen në një stad më të lartë, sidomos në aspektin ekonomik.

“Për Shqipërinë Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm, me të cilin kemi marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe shumë dinamike. Shqipëria ka qënë ndër të parat që e njohu pavarësinë e Maqedonisë në vitin 1993 dhe marrëdhëniet mes dy vendeve në këto 22 vjet kanë evoluar në mënyrë pozitive. Është me rëndësi që ky trend të ruhet në dobi të qytetarëve tanë, por dhe stabilitetit në rajon”, u shpreh Presidenti Nishani në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun maqedonas.

Presidenti i Republikës së Maqedonise, Gjorge Ivanov, nisi të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Presidentit shqiptar, Bujar Nishani.

Presidenti maqedon u prit në selinë e Presidencës me një ceremoni zyrtare pritje nga homologu Nishani.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Presidenti Ivanov do të takohet dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

 

You must be logged in to post a comment Login