Kosova më e izoluar se Koreja Veriore

emigrant

Kosova është shtet më i izoluar sesa Koreja e Veriut. Së paku kështu dëshmon indeksi për kufizimin e vizave nga kompania, Henley& Partners, raporton KTV.

Sipas këtij indeksi, Kosova renditet në vendin e 88, duke e ndarë pozitën e njëjtë me Sudanin, Libanin dhe Shri Lankën. Të dhënat kanë treguar se pavarësisht mendimit të përhapur që Koreja Veriore ose Kuba janë shtetet më të izoluara në botë, këto vende megjithatë renditen në pozitën e 86, respektivisht 69.

Indeksi për kufizimin e vizave nga Henley & Partners rendit shtete bazuar në lirinë e udhëtimit që qytetarët e tyre gëzojnë.

Henley&Partners ka analizuar rregullimin e çështjes së vizave në të gjitha shtetet dhe territoret në botë duke krijuar indeksin që rendit shtetet nga qasja më e madhe e udhëtimeve pa viza deri tek ato me qasjen më të vogël.

Në këtë indeks, shtetet e rajonit qëndrojnë pak më mirë. Kështu Shqipëria ndodhet në vendin e 45, Serbia është në vendin e 37, Maqedonia në të 38 e Mali i Zi në të 40.

You must be logged in to post a comment Login