HISTORIK I SHKURTËR PËR JETËN DHE VEPRËN E DËSHMORIT PROF.XHEMAJLI BERISHA

xhemajli-berisha1-810x410Liria i ka rrënjet në gjak: se po të jemi të bashkuar është bërë Shqipëria; armiku me i madh i njeriut të lire është skllavi që e konsideron vetën të lumtur ; çlirimi i atdheut është obligim jo vetem ndaj të gjalleve, por edhe ndaj të vdekurve; lirine nuk e meritojnë qyqartë, as frikacakët; kush nuk derdhë një pike gjaku për tokë të vetë, kush nuk jep asnjë qindarkë për të, ai s’ka të drejtë as të varroset në të,-
-jane këto disa nga thënjet që Xehmaljiu ua kishte ngulitur në mendje dhe në zemra mijera nxënësve.Ai, nuk kurseu as jetën në shërbim të çështjës madhore, çlirimin e trojeve etnike dhe bashkimin e tyre me shtetin amë.
Xhemajli Berisha u lind me 17 prill 1958 në Brestovc të Rahovecit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Arbane (Dushanove), të Prizrenit Shkollën e mesme, Akademinë Pedagogjike poashtu ne Prizren. Diplomoi, me 18 maj 1982, ne Universitetin e Kosoves, në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Si student mori pjese në demostratat e 11 marsit 1981 dhe në turmën e studentëve ku ishte i pari që brohoriti parollën” Kosova Rebulikë.” Po këtë ditë me 26 mars u arrestua dhe u mbajt një natë në burg. Xhemajliu edhe pse studionte ekonominë, dëshira e tij ishte që ta studionte historinë e letërisë shqipe. Ai është krijues i talentuar, ku përmes shkrimeve shprehte shqetesimet jetësore, nepër fletore shënimesh, fletë ditari, e sidomos përmes poezisë.Xhema mbante edhe ditarin e tij jetësor me shkrime autontike, autobiografike.
Ja se si i pershkruan në ditarin e tij ngjarjet e 11 marsit 1981:
….Studentët ishin ngritur në grevë. Ju bashkuam edhe ne kësaj rrëmuje. Filluam të shprehim revoltën me britma. Kushtet i kemi shumë të vështira. Në një situatë të tillë s’do mend se është e paevitueshme demonstrata. Morëm udhëtimin nga qyteti. Dëgjoheshin thirrje të njëpasnjëshme: Kerkojmë Republikë ”, “Rroftë klasa punëtore” etj. Me këto thirrje arritem në shesh të qytetit, ku edhe u perleshëm me forcat policore. Demonstrata vazhdoi gjer në ora 16:00…
Xhemaljiu ishte militant i kauzës kombëtare, veprimtar i ilegalës, në perpjekje për çlirimin kombetar. Ishte i matur, i qetë dhe i vendosur, gjë që e vertetoi edhe me qëndresën e tij finale. Xhemaljiu ishte nga ata burra qe i japin rëndësi dhe peshë fjalës, që e mbajnë fjalën, që e ruajnë besën dhe nderin duke mos pasur frikë as nga ballafaqimi me vdekjen. Rëndësin e fjalës së shkruar ai e shpreh edhe në ditarin e tij. Ja se c’shkruan në ditarin e tij me datë 19 qershor 1981…
… Fjala ka fuqi dhe pushtet te madh. E qitur në leter ajo ka pushtet të pakrahasueshëm mbi imagjinatën e njerëzve, ajo sundon në kohë dhe hapsirë. Vetëm mendimi i kapur në rrjetën e germave jeton, vepron dhe krijon. Cdo gjë tjetër e merr era dhe e zhduk. Nëpër dejt e kulturës rrjedhin pikat e ngjyrës. Eshtë e dobët ajo pendë që jetën e veprës se vet e mat me qastet kalimtare, është e dobët ajo pendë që nuk ështeë e vetëdijshme se qasti duhet tia shtojë ato detyra dhe përgjegjësi që ia shton nje shekulli i tërë…
Në shtator 1982, u punësua si mësimdhënës i lëndëve ekonomike në Gjimnazin e Prizrenit. Gjatë vitit shkollor 1987/88, kaloi me punë në Akademinë Pedagogjike si mësimëdhënës i lëndëve profesionale ekonomike, në të cilën edhe ai ishte nxënës dikur. Veprimtaria edukativo-arsimore e Xehamjliut me nxënës ishte në nivelin me te lartë professional. Xhemajli Berisha ishte brumosur me tiparet më të ndritshme të intelektualit guximtar qysh sa ishte në shkollën e mesme, e sidomos gjatë studimeve. Ai sfidonte pa kursim çdo dukuri negative qe shfaqej në shkollë apo fakultet, e sidomos te profesorët servilë e puthadore te pushtetit.
Pikërisht pse i donte nxënesit, përparimin e tyre dhe te kombit, ai ishte i rreptë në kerkesa, por para se gjithash i rrept ndaj vetvetës. E tmerronin intervenimet dhe tregtia me nota, familjarizmi dhe korrupsioni. Për këto dukuri antipedagogjike e antikombëtare Xhemajliu ngriti zërin edhe publikisht në të përditshmen e asaj kohe. “Rilindja”. Por, disa nga artikujt sfidues u penguan që të mos botohen, sepse pushtetet lokale ishin të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin e klikës kolonizatore të Beogradit. Prandaj atyre u pengonte cdo përparim në fushën e arsimit dhe mu për këtë në secilën shkollë kishin instaluar qen roje te pushtetit, kolaboracionist të përbetuar që bënin seleksionimin negative të kuadrit arsimor.
Xhemaljiun armiku e percillte në çdo hap, e kishte në shënjestër vetëm pse ai kurrë nuk rrëshqiti në kënetën e pasionëve të imta meskine, sepse ai nuk merrej me çështjet që kanë vlerë vetëm për një ditë, një orë apo nje qast. Ai aspironte vetëm çështjen madhore me vlerë të përhershme e të përjetshme, ardhmërinë e gëzuar, çlirimin dhe bashkimin kombëtar.
Xhemajliu gjithnjë ishte në mesin e të rinjëve dhe fjala e tij, vepra e tij revolucionare, i frymëzonte ata dhe i parapergatiste per beteja të reja kundër armikut.
Me 9 gusht 1985 Xhemalji Berisha shkon, pa dëshirën e tij, si shumë shqiptar të tjerë, në armatën akupatore jugosllave, në Shkofja Lloke, ne Slloveni. Garnizonet e kësaj ushtrie ishin kthyer në laboratore sprovash për të rinjët shqiptarë. Edhe Xhemajliu në këtë laborator-burg të armatës, qëndroi për 12 muaj. Dosja e tij ishte e hapur. Sprovat përballoheshin burresisht. Ja se si e shkruan nje shoku në korrespodencën që mban datën 26 janar 1986:
…” E kemi për detyrë që pikërisht në pengesa e vështersi të dalim ngadhnjimtare, e kemi për traditë që në të pamundurën ta gjejmë të mundurën, në të keqën ta ngjallim te mirën, në të ultën ta ngremë të lartën”…
Ishte një kohë tmerri kur nënave shqiptare u ktheheshin bijtë e vrarë në arkivole te mbyllura hermetikisht me arsyetimin banal: “ I vetevrarë”, ose : “vrasës”, siç ndodhi me vrasjen e studentit Aziz Kelmendi me 3 shtator 1987 ne Paraqin, vrasje kjo tejet mizore që ia plagosi zemrën Xhemajliut sepse Azizin e kishte shok të idealit dhe fqinjin e parë në Lagjen Arbana (dikur Dushanovë).
Kështu me durimin e tij të pashoq, pa lejuar që në ditarin e tij të jetës të këtë ndonjë zbrastësi, ndonjë ditë kotësie, mendja e tij e ndritur nuk harronte asnjë ngarje, asnjë takim a bisedë me shokët e shumtë, polemikat, diskutimet e zjarrta në grupin e tij militant të OMLK-së, dh të LPK-se.
Ngjarjet e nëntorit te vitit 1988 dhe ato te shkurtit 1989, të protestave dhe grevave të minatoreve të Trepçes, Xhemaljiun, e gjejnë në ballet të perpjekjeve patriotike, përmes të cilave, haptas kundërshtoi ndryshimet kushtetuese të Kosovës, të cilat okupatori serbosllav, më në fund i sëndërtoi me dhunë, me zjarr e hekur. E tërë veprimtaria patriotike e Xhemajliut, me vemendje dhe në vazhdimësi, percillej nga shërbimi i sigurimit shtetëror serb. M 17.11.1988, kur tërë Kosovën e kishte përfshirë vala e protestave për pesë dite me radhë kundër aplikimit të ligjëve diskriminuese e raciste, Xhemaljiu ishte i vetmi pedagog i cili u priu nxënësve dhe bashkë me ta udhëtuan këmbë deri në Therandë, për të arritur në orët e von të natës në Prishtinë duke kënduar këngë revolucionare e patriotike. Edhe me rastin e shpërthimit të grevës gjenerale më 20 shkurt 1989 teë1500 minatorëve të Kosovës, Xhemajliu ditë e natë qëndronte pranë nxënsëve të tij, duke i mobilizuar shpirtërisht kundër diktaturës fashiste.Populli i sfidoi herokisht arkikun në vetmbrojtje të ligjshme, kurse dhembjen për gjakun e qindra të rënëve në fushen e nderit, diti ta kthente ne forcë e guxim për beteja të reja në luftën e gjatë për liri.
Shumë intelektualë dritëdhënës e udhërrefyes u arrestuan dhe u futën në kampet e izolimi, kazermatet jugosllave u mbushen përplot me militante shqiptarë, kurse më trimat dhe më revolucionarët u ekzekutuan në menyren më mizore. Serbia i njihte shumë mirë se cilët ishin intelektualët e vërtet që herët a vonë do të dinin t’i tregonin popullit rrugën drejt çlirimit dhe t’i prinin atij ne beteja.
Pas grevës se minatorëve dhe demonstrative kundër aprovimit me dhunë të kushtetutës naciste te diktatorit Sllobodan Millosheviq me 27 dhe 28 mars 1989, policia secrete serbe ishte tërbuar dhe e kishte në shenjestër çdo atdhetar e liridashës të Kosovës, por në veçanti ata ishin më revolucionarët e militntë pararojë.
Qysh më 20 mars 2989 kordoni policor rrethon shtëpin e Xhemajli Berishës dhe arreston dy vellëzerit e tij, skënderin dhe ruzdiun dhe i dërgojne në burgun hetuës të Prizreni. Tani ishte e qartë se UDB-ja e kishte syrin ta arrestonte Xhemajliun, që ishte truri dhe promotori i levizjës Çlirimtare të Kosovës, për trevën e prizrenit dhe me gjerë. Në momentin, kur me se tepërmi i duhej Kosovës, Xhemajliu, arrestohet me 3 prill 1989, ne akademinë Pedagojike, ku punonte si mësimdhënëes. UB-ja, bashkë me ca tradhëtare e arestojnë mësuesin e popullit, poetin militant, revolucionarin trim, dhe të lidhur në pranga e dërgojnë në burgun e Qarkut në Prizren, mu aty ku disa vite më parë kishte vuajtur dënimin e rëndë patrioti i shquar Rexhep Malaj dhe patriotë të tjerë. Po fillonte kështu një sprovë tjetër e rëndë, por Xhemajliu ishte kalitur me kohë për të perballur çdo situatë.
Presioni i parë mbi të ishte presioni psikologji, por kur nuk ia dolën ta nënshtrojnë e ta perkulin. Aty shelatët bashkë me tradhëtarët e trajtojnë mizorisht Xhemajliun trupi i kullonte gjak, por sa më shumë që egërsoheshin xhelatët e shfrynin mbi të, aq më i forte tregohej para tyre. Ai nuk ishte nga ata që sa herë i godisnin xhelatët, tregonin shokët. Torturat zgjaten tri ditëe tri net. Xhelatët duke parë se Xhemajliu tani më ishte i alivanosur dhe nuk shpresohej të shpetonte i gjallë nga torturat që i kishin bërë, bojnë planin perfid të mbulimit të krimit.
E hedhin trupin e tij të pajetë nga dhoma e torturave, dhoma nr. 32, e katit të tretë të burgu, ishte ora tragjike 14 e 55 minuta, kur trupi i patriotit Xhemajli Berisha e skuqi me gjakun e tij të kulluar tokën e shenjt që e lindi.
Puntorët e sigurimit shtetëror e dërgojnë Xhemajliun në spital në mënyrë që mjekët ta konstatojnë vdekjen dhe ta cilësojnë atë si “vetvrasje”. Atë ditë ishte kujdestar mjeku Halil Berisha. Por, mjeku humanist e i guximshëm pa u hamendur ua përplasi në fytyrë gënjeshtrat duke thënë, “Ju vetë e paskeni vrarë mizorisht dhe tani doni ta mbuloni krimin! Dilni jasht!- iu kishte bërtitur ai. Këto fjalë i kushtuan me jetë mjekut të guximshëm, kështu me 3 qershor 1989 policia sekrete dhe spiunat e helmojnë dhe e mbysin mjekun Halil Berisha.
xhemaili berisha
Me 6 prill, pas tri ditë torura, nga plagët vdekjeprurës Xhemajli Berisha, hyn në pavdekesi. Xhemajliu, ishte parimor dhe i pathyeshëm. Nga të gjitha keqtrajtimet fizike dhe psiqike, u mbeti besnik qëndrimeve dhe veprimeve te tija, për lirinë e Kosovës.por, ku mbeten ata që ndihmuan në vrasjen e tij. Emrat e tyre janë të njohur sepse Xehmajliu i kishte shënuar këto emra, me qëllimin që tradhtarët të marrin denimin e merituar.
Motra e Xhemajliut, Hajrija e gjeti një pusullë të shkruar me stilolaps me inicialet e emrave të udëbashëve, pusulle që ekzistone edhe sot. Familja e Xhemajliut përmes avokatit të autorizuar ka ngritur kallëzimin penal me 29 shtator 1989 kundër katër punetorëve të sigurimit shtetëror, në mënyre që të ndriqohet rasti i vrasjës se Xhemaljiut. Por ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për vrasjën e Xhemajliut dhe shumë të rinjëve shqiptarë që i mbytën në mënyren me mizore. Xhemajliu, deri ne fund u mbeti besnik idealeve dhe shokëve, me të cilët zhvilloi, veprimtarine e tij atdhetare, pa dhënë asnjë fshehtesi që armiku e kërkonte. E tërë kjo qëndresë e tij, u kurorëzua me sakrificën me të shtrenjtë.
Edhe shumë gjak u dasht të derdhet për lirine e vendit. Amaneti i komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të lirisë, na obligojnë që të punojmë për të mirën e vendit.
Vepra e tyre duhet të nderohët dhe respektohet denjesisht.
Lavdi dëshmorit Xhemajli Berisha dhe dëshmorëve të tjerë të lirisë.
Motra e dëshmorit Hajrije Berishana për shqiperiaebashkuar.info

You must be logged in to post a comment Login