Gjuriq: Mitrovica është Serbi dhe Serbia do të mbetet në Mitrovicë

gjuriq-mitrovica-euml-sht-euml-serbi-dhe-serbia-do-t-euml-mbetet-n-euml-mitrovic-euml_hd

Drejtori i Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se problemi në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit ka ndodhur për shkak të mos respektimit të dinamikës.

Ai konsideron se Serbia i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta, ndërsa Prishtinës i kanë mbetur për realizim gjashtë pika të Marrëveshjes.

“Kemi situatë absurde që Serbia ka zbatuar të gjitha pikat, nga 7-15, e gjashtë pikat e para as që janë prekur pasi Prishtina nuk i zbaton”, ka thënë Gjuriq, përcjell Koha.net.

Ai ka thënë se Serbia s’e ka ndër mend të heqë dorë nga krijimi i Asociacionit serb të komunave duke shtuar se ky asociacion është rrugë për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve ndërmjet serbëve e shqiptarëve.

Gjuriq ka pasur sot takim me prefektët dhe me kryetarë e të ashtuquajturve organe të përkohshme në Kosovë dhe atyre u ka thënë se Mitrovica është Serbi dhe Serbia do të mbetet aty.

You must be logged in to post a comment Login