Moti i keq, Policia e Shtetit: Mos udhëtoni drejt Jugut

vlorapermbytje1Emergjencë civile në jug të vendit aty ku dalja nga shtrati e lumenjëve Vjosë, Gjanicë, Osum dhe Drino ka shkaktuar probleme të mëdha për banesat përreth si dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Siç ju kemi njoftuar edhe më parë disa banesa janë të përmbytyra, ndërsa problematike shfaqet edhe lëvizja në akset rrugore, përfshirë edhe ato nacionale, shkruan Albeu.com.

Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi të para pak minutave, u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjen drejt Jugut të vendit (Gjirokastër, Vlorë, Berat e Fier) deri në përmirësim të situatës.

You must be logged in to post a comment Login