Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Veli Rada, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm për shkak të një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh.
Ai ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Për më shumë se një muaj Rada ndodhej në një gjendje të rënduar.
Rada ishte aktor profesionist i Estradës së Tiranës, ndërsa ka komentuar edhe ndeshjet sportive tek Radio Tirana.
Ai ka studiuar në Institutin e Lartë të Lartëve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku vazhdoi të punojë për 35 vjet.
Veli Rada është nderuar nga presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtëri i Madh”, ndërsa në vitin 2013 është nderuar nga bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e Kryeqytetit”.
You must be logged in to post a comment Login