Myslimanët të irrituar nga mesha e mbajtur në Xhaminë Fatih në Kalanë e Rozafës

xhamiafatihkalashkoderFamullia e Shën Shtjefnit ka organizuar në “Xhaminë Fatih” në brendi të Kalasë Rozafa në Shkodër, meshën e shenjtë të Shën Shtjefnit, ndërmjetësit të qytetit të Shkodrës.

Sipas famullitarit të Kuklit, Dom Nik Ukgjinit, arsyeja pse mesha zhvillohet në kalanë e Rozafës është së pavarësisht përkatësive fetare, kjo kala duhet të bashkojë të gjithë shqiptarët.

Por zhvillimi i meshës në një objekt që për 400 vite është përdorur si xhami dhe nga Ministria e Kulturës mban statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së parë, ka shkaktuar reagimin e myslimanëve të Shkodrës.

Kështu, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, është shprehur gjatë hutbes së sotme në Xhaminë e Parrucës, se mesha e mbajtur në kalanë Rozafa, është provokim i patolerueshëm ndërsa e ka dënuar këtë veprim që i bëhet harmonisë ndërfetare, transmeton Portali Albeu.com.

Sipas Myftiut Sytari, në vendin që është mbajtur sot paradite mesha e krishterë është xhamia shumë shekullore e Sulltan Fatihut.

Myftiu tha se vlerat e harmonisë ndërfetare, duhen ruajtur dhe nuk duhen cënuar nga asnjë sjellje e pamatur dhe e papjekur e kujtdo që harron kufirin dhe cënon atë që nuk është e tij, duke shtuar se muslimanët duhet të respektojnë vlerat e fesë së tyre që nxit për harmoni dhe respekt ndërfetar, sidomos me të krishterët.

You must be logged in to post a comment Login