Zhvillohet Workshopi Rajonal me temë “Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse”

2 7Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit organizoi Workshop-in rajonal me temë “Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse”.Në këtë aktivitet ishin të pranishëm rreth 40 përfaqësues të mediave në në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

 

Si folës kryesor në këtë panel ishin analisti, shkrimtari dhe publiçisti i njohur nga Maqedonia z.Kim Mehmeti, Kryertari i Unionit të gazetarëve z.Aleksandër Çipa si dhe Drejtori i informacionit në Vizion Plus Z.Lutfi Dervishi.

 

Të pranishmit fillimisht i përshëndeti z.Ramdan Çipuri, shef i  Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë Bedër. Z.Çipuri pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve u ndal në problematikat me të cilat përballen sot mediat shqiptare.  “Vështirësitë financiare me të cilat mediat përballen të bën të mendosh e të reflektosh ndaj varësisë që ato tregojnë jo rrallë ndaj grupeve të caktuara të presionit, e shprehur kjo edhe në cilësinë dhe saktësinë e informacionit të transmetuar. Situata të bën të mendosh se përse gjendja ekonomike e mediave sot lidhet me analizat mbi modelin e biznesit të tyre?” theksoi Z. Çipuri në fjanë e tij.

 

Më pas Lutfi Dervishi u përqëndrua në lirinë e medias në Shqipërië duke u ndalur atë që ai e cvilësoi si “kakofoni e medias” e cila lë vend për diskutim nëse është pjesë e lirisë apo jo.  Dervishi ilustroi temën me një prezantim ku ofroi për të pranishmit shifra dhe fakte për gjëndjen e medias shqiptare.

Ndërkohë analisti i njohur Kim Mehmeti bëri një përshkrim dhe analizë të gjendjes aktuale të mediave shqipfolëse në rajon dhe më specifikisht në Maqedoni. Ai u shpreh se shqiptarët e Maqedonisë kanë shënuar arritje përsa i përket informimit në shqip në dy dekadat e fundit por mbetet ende shumë për t’u bërë në drejtim të ngritjes dhe konsolidimit të mediave serioze dhe të pavarura.

 

“Mediat tona në pjesën më të madhe të tyre janë bërë edhe arë ku mbillet fara e keqe e mosbesimit ndaj çdo gjëje. Pra u bëmë shoqëri ku nuk i besohet politikës, ku nuk u besohet gazetarëve, ku madje nuk i besohet as shkencës, as arsimit dhe dalngadalë jemi duke shkuar drejt asaj që të mos i besohet as vlerave më të larta njerëzore” u shpreh z. Mehmeti.

 

Nga ana tjetër Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Aleksandër Çipa, pasi vuri në duke ngjashmërinë që paraqet problematika e mediave në të gjithë rajonin shqipfolës, u ndal në gjëndjen e vështirë në të cilën punojnë gazetarët shqiptarë. Ai foli për mungesën e kontratave dhe vonesat e mëdha në pagat e gazetarëve. Z. Çipa kërkoi nga qerveria që të përfshijë në ligj gazetarinë si “profesion i rregulluar” duke theksuar se kjo është një drejtë që gazetarët e vendeve perëndimore e kanë arritur që në vitet 30 të shekullit të kaluar.

 

Aktiviteti vazhdoi më tej me diskutime nga drejtues dhe përfaqësues të medias në Kosovë të cilët përcollën gjëndjen dhe problemet e medias atj. Të pranishmit ndanë ide të përbashkëta përsa i përket rolit të  mediave shqipfolëse në rajon për të afruar më shumë shqiptarët me njëri tjetrin.

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login