“Shqiptarët do të jenë gjithmonë krenar për veprën e Agim Ramadanit”

agim_ramadaniAgim Ramadani do të kishte patur sot ditëlindjen. Mirëpo, ai s’mundi ta festojë atë, për shkak se ra dëshmor në mbrojtje të atdheut. Në nder të heroit, komuna e Gjilanit organizoi manifestimin tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2014”. Fillimisht janë bërë homazhe në lapidarin e dëshmorit të atdheut. “Sot është edhe ditëlindja e Agimit. Gjilani është i nderuar dhe i respektuar me Agim Ramadanin dhe veprën e tij. Ne do ta përkujtojmë gjithmonë, do të përkulemi para veprës së madhe të tij sepse ai me këmbët dhe duart e tij e theu kufirin shqiptaro-shqiptar. Ky personalitet i la të gjitha të mirat e jetës së tij në Europë dhe u kthye të çlirojë Kosovën”, ka thënë nënkryetari i komunës. Në këtë ceremoni ka qenë edhe kretari i Gjilanit, Lutfi Haziri.  Po ashtu, edhe shumë veprimtarë të çështjes kombëtare kanë nderuar një nga bijtë shqiptarë që dha jetën për lirinë. 

You must be logged in to post a comment Login