Ja si do të jetë stadiumi i ri i Elbasanit…

yy yyyyyStadiumi i Elbasanit do të jetë edhe vendi ku do të luhen ndeshjet kualifikuese për evropianin. “Ruzhdi Bizhuta” është shembur krejtësisht dhe kanë nisur punimet me intensitet, me qëllim që brenda shtatorit gjithçka të jetë gati. Televizioni TCH ka arritur të sigurojë edhe imazhe sesi do të jetë projekti i ri i stadiumit ku do të luajë Kombëtarja Shqiptare. Stadiumi parashikohet të jetë me 10.000 vende të reja dhe për të pritet të shpenzohen 2 milionë euro. Shtatori pritet ta gjejë Kombëtaren me një stadium të ri, ndër më modernet që Shqipëria ka patur ndonjëherë. /dionis xhafa/ 

You must be logged in to post a comment Login