Celulat e zjarrit: Do i vëmë flakën komisariatit ku u vra Kudet Kume

kudret_kumeOrganizata terroriste “Komploti i celulave të zjarrit” ka paralajmëruar se do ti vërë flakën komisariatit ku është vrarë shqiptari Kudret Kume (Ilia Kareli). Në njoftimin e vet, “Komploti i celulave të zjarrit”, shkruan se është zgjedhur  për tu sulmuar policia e Iteas, sepse aty është rrahur dhe torturuar i dënuari Ilia Kareli, para se t’iu dorëzohej rojeve të burgut të Nigritas. “Nëse muret do kishin zë, shëmtisë do t’i vinte turp për veten”, thuhet në njoftimin e organizatës. / NacionalAlbania.com/

You must be logged in to post a comment Login