Bukuroshja e Durrësit ne shalle e kravata  

1Femra e bukur antike “Bukuroshja e Durrësit” do ta mbajnë edhe femrat moderne në qafë ne formë të një shalli mëndafshi natyror, kurse për meshkujt ajo eshte krijuar per kravata.

Medieve të huaja të modës u ka tërhequr vëmendjen koleksioni “Dhurata për adhuruesit e udhëtimeve”, ku bëjnë pjesë një shall me çmim 141 dollarë dhe një kravatë me çmim 54 dollarë, të dy prej mëndafshi natyror kinez dhe të dizenjuara e prodhuara në Shqipëri nga studioja “Triqita”, me motivin e “Bukuroshes së Durrësit”.

Kush eshte Natasha Korn

Ajo eshte stiliste dhe artiste me origjinë hebre nga ish-BS, familja e së cilës u përndoq nga nazistët në Odesa, jeton në Shqipëri që nga viti 2003 së bashku me burrin e saj amerikan, Lander Lowell, i cili punon me Korpusin e Paqes .

Historia e shallit

Shalli prej mëndafshi natyror “Bukuroshja e Durrësit” është nje shall me sipërfaqe: 110×110 cm.

Është një shall shumë elegant dhe i pasur. Hije të ndryshme të përplasjes ngjyrë gri me shkëlqim argjendi e mëndafshi dhe gjallërohen duke prekur lule të kuqe dhe portokalli. Fytyrën e gruas të bukur sensuale e kemi vënë vetëm në një cep të shallit duke e lënë pjesën tjetër të shallit për lulet. Kur palos këtë shall katror në dy trekëndësha përftohen dy shalle të ndryshme: njëri ka fytyrën e Bukuroshes së Durrësit ndërsa tjetri ka vetëm lule nga kopshti i saj. Pra, përftohen dy shalle në një, që u dizenjua sipas mozaikut me famë botërore dhe më të vjetër të zbuluar në Shqipëri.

Stilistja kishte si qëllim ta nxirrte nga muzeu “si gur e mozaik” dhe ta “sillte atë në jetë” në një shall mëndafshi, ajo patjetër kishte nevojë për njëfarë “grimi” (make up). Bëmë mjaft fotografi të saj nga çdo kënd i mundshëm në dritë të dobët muze. Ne i vumë së bashku si një të tërë dhe “mbushëm” çdo gur zalli të humbur në fytyrë. Pastruam një njollë të errët mbi ballë, i zbardhëm “lëkurën”, vumë gurë të zinj, duke konturuar sytë, fiksuam flokët dhe karficat dekorative në të, vendosëm pak “të kuq buzësh” në buzët seksi dhe pak të hapura, shtuam pak “ar” për gjerdanin e saj dhe “arna” në veshje.

Pasi mbaruam punën me fytyrën, u kujdesëm për sfondin e saj. Restauruam çdo element të spiraleve që duken si byzylykë argjendi. Pastaj me kënaqësi por edhe si sfidë mbushëm të gjithë sipërfaqen e shallit me zambakë, lulekambana, zymbyla, sythe dhe petale të cilat i kemi restauruar. Në fund krijuam një sipërfaqe, që duket mirë dhe na bëri të ndjeheshim mirë, duke e ditur se i kemi dhënë jetë të re mozaikut më të vjetër të Shqipërisë. Kështu Bukuroshja e Durrësit u transferua nga guri në mëndafsh.

33Historia e mozaikut

 

Ishte një kohë kur Durrësi quhej Epidamn, kur pasardhësit e themeluesve të Epidamnit nga Korinti dhe Korkyra, sikurse vëren Aristoteli, ishin ndërtuesit e kësaj shoqërie të përparuar politikisht. Duket se ata ndërtuan jo vetëm per shoqërinë, por edhe shtëpitë, duke i dekoruar me mozaikë të pasur.

Bukuroshja e Durrësit është 2400-vjeçare. Ajo kaluar shumicën e jetës së saj varrosur thellë në tokë. Ajo u zbulua 95 vjet më parë, humbi edhe për 10 vjet, pastaj u zbulua përsëri në vitin 1959 nga arkeologu Vangjel Toçi, dhe u zhvendos në vitin 1982 nga vendi i origjinës në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

 

Bukuroshja e Durrësit, , nuk shihet për trupin, por fytyra e saj dominon të gjithë mozaikun dhe është tejet e individualizuar dhe sensuale, me “bukuri erotike” dhe “vetëpërmbajtje”.

Mozaiku ka formë eliptike me diametrin e madh 5.1 metra, diametrin e vogël 3 metra dhe zë një sipërfaqe afro 9 metra katrorë.

Në qendër të mozaikut është figura e hijshme e një gruaje të re (e lartë 1,2 m). ajo ka një qëndrim monumental, flokë të verdhë, balluket e vogla i rrinë si kurorë dhe mbi to dallon një diademë në formë spiraleje me ngjyrë të zezë.

Një rrip i vogël i bardhë dhe i kuq e shtrëngon pas flokëve.

Fytyra është e bardhë dhe e pastër.

Nëpërmjet linjave të holla të zeza dhe gri dalin në pah qartë përvijimet e hundës, mjekrës, syve, vetullave, gojës si në një kontrast të fortë.

Sytë kanë të zinj, ku dallon ninëza me nga një gur të verdhë të kuq, ndërsa një gur ngjyrë portokalli hijeshon këndin e brendshëm të tyre. Buzët i ka të kuqe.

Gurë të vegjël ngjyrë hiri të errët ndajnë fytyrën nga qafa, në fund të së cilës dallohen dy degë që e rrethojnë gjithë portretin me dredhëza, rozeta, lule lotusi dhe lulekëmbora.

Sfondi është i errët, lulet janë të bardha e mes tyre shquhen disa njolla gri në të verdhë, në të kuqe.

Mozaiku ka një punim tepër të veçantë: është ndërtuar me gurë të vegjël zalli natyral shumëngjyrësh të vendosur mbi një shtresë llaçi dhe është një nga shembujt më të vjetër të kësaj mënyre të të bërit art, zbuluar deri në kohën tonë.

Ky lloj mozaiku është një rast i mrekullueshëm i artit të mozaikëve me guralecë; në këtë periudhë dekoroheshin vetëm pallatet e sovranëve me këto lloj mozaiku.

 

/Sonia. M/

 

You must be logged in to post a comment Login