Topi: Serbia nuk ka shanse ta rimarrë Kosovën

topIsh-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi është shprehur në një intervistë dhënë Klan Kosova, se Serbia nuk do ta ketë më shansin ta rimarrë Kosovën.

Ai tha se normalizimi i marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë nuk nënkupton se Serbia synon ta ketë për vete Kosovën, pasi një gjë e tillë nuk mund të ndodhë sërish.

“Çështja e dialogut Kosovë – Serbi nuk duhet menduar si e izoluar. Sipas asaj që di dhe kam parë nga eksperienca ime, nuk besoj që do të vihet në dyshim çështja e integritetit të Kosovës. Nuk do të ketë Serbia më shansin që të rimarrë tokën e Kosovës”, tha Bamir Topi.

Topi po ashtu tha se nuk mund të hiqet paralel mes Kosovës dhe Krimesë, duke dënuar një krahasim të tillë. /dionis xhafa/

You must be logged in to post a comment Login