Shqiptarja 19-vjeçare deputete në Zvicër

unnamedZgjedhjet e fundit që po zhvillohen në Zvicër do të sjellin një deputete vetëm 19-vjeçare. Ajo quhet Qëndresa Sadiu dhe do të jetë deputetja e komunës së Glattbruggut.

Qëndresa është anëtarësuar në rradhët e SP-së vetëm para një viti. Me shpejtësi arriti që të hedhë hapa në politikë, derisa fitoi një reputacion ndër të rinj. Tanimë zëri i saj do të dëgjohet si deputete e komunës së Glattbruggut.

“Me vota jam radhitur e shtata, mirëpo edhe dy muaj njëri kandidat nga SP-ja e liron vendin për mua”, thotë për AlbInfo politikania e re, e cila shprehet të jetë më e votuara nga shqiptarët.

Megjithatë, ajo thotë se nuk janë vetëm shqiptarët që e kanë votuar, por edhe zviceranët. Në Glattbrugg, nga 16 mijë banorë që ka gjithsej, komuna, 2 deri në 3 mijë prej tyre janë shqiptarë. /dionis xhafa/

You must be logged in to post a comment Login