Franca arreston serbin e dyshuar për vrasjen e boshnjakëve

plic_frPolicia e Francës ka vënë në pranga një shtetas serb, që dyshohet se gjatë viteve të luftës në Bosnje dhe Herzegovinë ka vrarë e djegur 59 persona.

Sot në mëngjes, Radomir Susnjar, një serb nga Bosnja u vu në prangat e policisë franceze.

Ai është arrestuar me kërkesë të prokurorisë së Bosnjes. Susnjar pritet të ekstradohet në Bosnje Herzegovinë, ku akuzohe për krime lufte.

Serbi akuzohet se është përfshirë në vrasjen e 59 civilëve myslimanëve boshnjakë në Vishegrad, më 1992. Në mesin e viktimave mësohet se ka patur edhe gra e fëmijë. /dionis xhafa/

You must be logged in to post a comment Login