Qeveria ukrainase bën të gjithë ish-Jugosllavinë… Kroaci!

kKryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, promovon tek populli i tij vlerat e Bashkimit Evropian. Duke qenë se qeveria që është tanimë në pushtet në mënyrë të përkohsme deri sa të bëhen zgjedhjet është e ndihmuar nga ana e BE-së, qeveria ukrainase po promovon një qëndrim shumë pro Bashkimit Europian. Në një klip për këtë qëllim, që Ukraina të paraqitet më pranë Bashkimit Europian, shfaqet një hartë e çuditshme. Në të e gjithë ish-Jugosllavia paraqitet si …Kroaci! Të gjitha shtetet, duke nisur që nga Sllovenia, Bosnje dhe Herzegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia paraqiten si Kroacia. Nuk dihet ende se përse është bërë një gabim i tillë dhe pse pikërisht Ballkani të ketë një ndryshim gjeografik të hartës. Mundet që të jetë një “inat” i Kievit zyrtar ndaj atyre shteteve që kanë mbajtur një qëndrim pro-rus në çështjen e Krimesë. Dionis Xhafa

You must be logged in to post a comment Login