Qeveria shqiptare vendos të rikthejë eshtrat e Ekrem Bej Vlorës

ekrem bejQeveria shqiptare ka vendosur ditën e djeshme përmes një dekreti, kthimin e eshtrave të Ekrem Bej Vlorës, një partioti që kontriboi për një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe të përbashkuar. Ministria e Jashtme e konfirmon lajmin përmes një maili, ku bën me dije se ka një konsulencë me misionin diplomatik të Shqipërisë në Austri, ku dhe do të përgatitetn procedurat e duhura që rregullojnë eshtrat e Ekrem Bej Vlorës. Gjithashtu është parashikuar që me kthimin në atdhe të eshtrave të tij, të mund të organizohet edhe një ceremoni në nder të emrit dhe veprimtarisë që la pas Ekrem Bej Vlora. Veprimtaria politike dhe atdhetare e Ekrem Bej Vlorës është tejet e pasur. Në vitin 1912, edhe pse 27-vjeç, ai u zgjodh zëvendës-president i Senatit (Pleqësisë). Më vonë, ishte një nga pjesëtarët e dërgatës që do të priste princin Vid, princ që u zgjodh të mbretërojë në Shqipëri. Atashohet pranë Princit Vidit si përkthyes dhe si sekretar i tij. Ka qenë një mbështetës i Fuqive Qendrore dhe për këtë arsye u mbajt në burg nga italianët, duke e akuzuar si “austriakofil”. Pas Luftës së Parë Botëroire, u bë një nxitës i marrëdhënieve të ngushta në mes Shqipërisë dhe Italisë. Më 1921 bëhet ka qenë kandidat për Bashkinë e Vlorës.   1923, Deputet i Asamblesë Kushtetuese, duke përfaqësuar krahun konservator dhe, në 1925, u bë senator për një periudhë të shkurtër kohe. 1925, Ministër i Shqipërisë në Londër. 1929, Ministër i Shqipërisë në Athinë. Marrëdhëniet e tij me Ahmet Zogun ishin të rralla, megjithëse ai shërbeu në misione të ndryshme diplomatike jashtë vendit. 1932, Drejtor i Punëve Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme Tiranë. 1934, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Shqiptare, grada Ministër (i plotfuqishëm). 1937 – 1939, Deputet i Vlorës. 1939, Këshilltar Shteti. 1940, Kryetar i Zyrës së Punëve Civile, Kryetar i Zyrës Ceremoniale në “Luogotenenca” Tiranë. Eqrem bej Vlora renditet në atë grup njerëzish që më vonë do etiketoheshin si “kolaboracionistë”. Me Dekret Mëkambësor nr. 333, datë 3 dhjetor 1941, në Qeverinë e Tiranës u krijua Ministria e Tokave të Lirueme, e cila ekzistoi deri në shkurt 1943. Gjatë qeverive kolaboracioniste ishte bashkë me Dimitri Poppan dhe Gjon Gjon Markun një nga tre anëtarët shqiptarët të Këshillit të kancelarisë së Urdhërave Besa dhe Skënderbeu nën sovranitetin e mbretit të Italisë. Në 7 maj 1942, Mustafa Kruja e emëroi atë ministër për Kosovën, Dibrën, Plavën e Gucinë që iu bashkuan Shqipërisë “së vjetër”. Në verën e vitit 1944, ai u bë ministër i jashtëm para se të shkonte në mërgim në Itali gjatë pushtimit komunist. Biblioteka e tij ishte një nga më të pasurat biblioteka private të para-komunizmit, ndoqi fatin e asaj të Mit’hat Frashërit dhe Lef Nosit duke u “shtetëzuar”, e brendësuar në Bibliotekën Kombëtare. Vdiq në vitin 1964 nw Vjenë dhe eshtrat e tij gjenden akoma nw kryeqytetin austriak. /Dionis Xhafa/

You must be logged in to post a comment Login