Pamjet nga Çamëria ekspozohen në Athinë si “Skena në Shqipërinë Jugore”

Filati-464x285Në Qendrën e madhe të ankandit në Athinë, “Vergos Auctions”, gjatë gjithë ditës së djeshme një seri pamjesh nga Çamëria dhe trojet autoktone shqiptare në Greqi u përshkruheshin si pamje nga “Shqipëria e Jugut”.
Pjesë e Greqisë qysh më 1913, skena të dëbimit masiv dhe asimilimit të detyruar të popullsisë shekullore, këto përkatësia e vjetër e këtyre trojeve nuk mund të shuhet nga dokumentet e vjetra dhe veprat e artit.
Të shtunën, në “Vergos Auctions”, u nxorrën në shitje me tender, mes të tjerash kopje litografike të koleksionit të famshëm prej 12 skeçesh nga George de la Poer Beresford (1826-1865), me titullin “12 studime në litografi me ngjyrosje të dyfishtë, të skenave në Shqipërinë e Jugore”.
Filati, në zemër të Çamërisë, qytete si Janina, Arta, Parga etj janë pjesë e këtij piktori të shekullit të 19 për të cilin kjo zonë kishte një emër të qartë “Shqipëria e Jugut”. Me këtë emër janë paraqitur edhe dje në Athinë.
Sipas gazetës “Kathimerini” kopjet litografike të skeçeve janë ofruar për shitje në ankand duke filluar nga shifra ndërmjet 2,500 dhe 3,500 euro.
Disa pamje të këtyre pikturave të asaj kohe janë zbuluar e botuar për herë të parë për shqiptarët nga përkthyesi dhe studjuesi i njohur Robert Elsie.

(ruben.avxhiu. Illyria)

Parga

You must be logged in to post a comment Login