Krimea zgjedh bashkimin me Rusinë, Putin: Referendumi i ligjshëm

crimea-referendum-status-ukraine.siVladimir Putin sfidon botën dhe “pushton” sot Krimenë, pasi mbi 1 milionë banorë të këtij vendi, rreth 96% e tyre në referendumin e ditës së djeshme i thanë po bashkimit me Rusinë. Por sot do të prezantohet zyrtarisht ndaj Moskës kërkesa për aneksim, gjë e cila u konfirmua nga Kryeministri Serghei Aksionov. Por nga ana e tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian e cilësojnë çdo gjë si ilegale, duke theksuar se nuk do e njohin referendumin. Presidenti i SHBA Barack Obama është shprehur i gatshëm për ti vendosur sanksione Rusisë, duke e cilësuar referendumin si ilegjitim. Por nga ana e tij Presidenti i Rusisë Vladimir Puthin shprehet se referendumi është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Ndërkohë sekretari i shtetit të SHBA John Kerry, duke folur me homologun rus Sergei Lavrov, ka kërkuar që të ndalen provokimet ruse në disa zona të Krimesë. Votimi i ditës së djeshme u bë duke u pyetur qytetarët nëse janë pro anëtarësimit të Krimesë në Federatën Ruse ose nëse duan që të rivendoset kushtetuta e vitit 1992, në të cilën Krimesë i njiheshin më tepër pavarësi si pjesë e Ukrainës. Mirëpo edhe në këtë rast udhëheqja e Krimesë do të ishte e lirë të vendoste nëse gadishulli do të mbetej ose jo pjesë e Ukrainës.

You must be logged in to post a comment Login