Janukoviç është komshi me familjen e Milosheviç në një resort të shtrenjtë rus

jukovicIsh-presidenti ukrainas, Viktor Jakunoviç, që u arratis pas trazirash që përfshinë Ukrainës dhe ku ushtria e tij la të vdekur me qindra protestues ukrainas, jeton në një resort të shtrenjtë në Rusi, në Barvikha. Ai mendohet se është komshi me familjen e një prej diktatorëve modernë, Slobodan Milosheviç, pikërisht në këtë resort që shtrihet në periferi të kryeqytetit Moskë. Lajmi është bërë publik nga ana e BIRN, rrjetit të gazetarëve investigativë ballkanas. Resorti është në pronësinë e administratës presidenciale të Rusisë. Në të gjenden vilat e vejushës tanimë të Slobodan Milosheviç, Mirës, djalit të tij, Markos, si dhe vëllait, Borislav Milosheviç. Kjo qytezë njihet për jetën e shtrenjtë dhe luksoze që zhvillohet në të. Aty ndodhen firmat më të shtrenjta në Rusi, “Lamborghini” dhe “Prada”, e ku pjesa dërrmuese janë pjesë e elitës ruse. Dyshohet se dhe vetë Vladimir Putin e ka një vilë në këtë resort çlodhës dhe parajsë për oligarkët nga e mbarë bota. Nuk jeton vetëm familja e Milosheviç në Barvikha. Aty ndodhen edhe familja e presidentit të rrëzuar të Kirgistanit, Askar Akayev, liderit separatist gjeorgjian, Aslan Abashidze, i rrëzuar në vitin 2005 nga posti i presidentit dhe mendohet një sërë familjesh të personaliteteve të tjerë politikë botërorë të rrëzuar nga pushteti. /Dionis Xhafa/

You must be logged in to post a comment Login