Gjosha: Shqipëria nuk paragjykohet si vend mysliman

Klajda-Gjosha“Vendimi për dhënien e statusit të vendit kandidat u takon vendeve anëtare të BE. Ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë shpresplotë për të avancuar në këtë drejtim, për të qenë një hap përpara në këtë proces”. Kështu shprehet në një intervistë për Gazetën Shqiptare, ministrja eIntegrimit, Klajda Gjosha pas kthimit nga vizita e saj në Gjermani.

Pyetjes nëse ekziston një paragjykim ndër vendet e Bashkimit Europian se Shqipëria është një vend mysliman, ajo shprehet se në asnjë moment Shqipëria nuk është paragjykuar si vend mysliman.

“Asnjë prej vendeve anëtare nuk e ka përmendur ndonjëherë përkatësine fetare. Në deklarata opozita ka shprehur gjithë mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë” shprehet ajo.

Ajo vlerëson si tepër të rëndësisëhm bashkëpunimin me opozitën. “Bashkëpunimi me opozitën është thelbësor, jo vetëm për Brukselin, por për t’i dhënë shtysë procesit të integrimit të vendit. Kjo për të mirën mbi të gjitha të qyetarëve tanë”, u shpreh Gjosha.

Sipas ministres, “nuk kemi të bëjmë këtu me një proces, që i shërben vetëm një grup njerëzish, që i përkasin elekoratit të majtë apo të djathtë, është një hap që do ta hedhin të gjithë shqiptarët dhe duhet të jenë bashkë pavarësisht ndasive poltike”, shprehet Gjosha.

You must be logged in to post a comment Login