Dy familje shqiptare në hasmëri falin gjakun në xhami

unnamed (1)Në xhaminë e madhe të Podujevës, dy familje shqiptare kanë falur gjakun. Ditën e premte është bërë falja e gjakut në mes familjeve Hoti dhe Potoku. Dy familjet ishin në hasmëri, pasi një nga pjesëtarët e familjes Hoti një vit më parë kishte aksidentuar një fëmijë vetëm 3 vjeç nga familja Potoku. Me inicimin e imamit Mulla Idriz Billallit, imam në xhaminë ‘Met Podujeva”, filloi ndërmjetësimi mes familjeve dhe u arrit të pajtohen dy familjet. Në këtë mënyrë, xhamia u bë edhe vendi ku u fal gjaku mes dy familjeve që një ngjarje i kishte futur në gjak. Imami ka falenderuar veçanërisht pjesëtarët e familjes Potoku për gatishëmrinë për të falur një familje tjetër shqiptare.Dionis Xhafa

You must be logged in to post a comment Login