Don’t forget 1999, fotografi nga tmerret e luftës

16_6978_226303331Faqja facebook »Don’t forget 1999« ka edituar një mori fotografish të shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999, atëherë kur lufta ishe në kulmin e saj.

Fotografitë paraqesin banorët shqiptarë të të gjitha moshave, nga vende të ndryshme, në situata të ndryshme, emërues i përbashkët i të cilave është vuajtja, frika, terrori dhe së fundi shpresa, çlirimi, shpëtimi.

Sot, 24 mars 2014, bëhen plot 15 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe. Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë t’i jenë mirënjohës bashkësisë ndërkombëtare për intervenimin humanitar, i cili rezultoi me largimin e forcave serbe nga Kosova.

 

15 vjet nga bombardimet e NATO-s kundër Serbisë

Sot, mbushen 15 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë

Bombardimet kanë përfunduar me miratimin rezolutës 12 44 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe, transmeton Express.

Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende.

Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake. (INA)

You must be logged in to post a comment Login