Çetnikë serbë në Krime

unnamedFlamuri me kafkën në mes të saj është parë të valëvitet nga disa grupe nacionaliste të thekshme serbe në Krime. Grupe të organizuara nga Serbia apo pjesët e tjera ku jetojnë serbë janë nisur drejt rajonit që po shndërrohet në “mollën e sherrit” në përplasjen mes Perëndimit dhe Rusisë. Burra me mjekra dhe të veshur me të zeza, gati në hijen e bandave janë parë në të gjithë territorin e Krimesë, raporton Lajmi.net. Flamuri me kafkën në mes, simbol i nacionalizmit serb përkrah atij rus dëshmojnë se një frymë gati e ngjashme me atë të viteve ’90-të po shpërthen edhe në Krime. Kurir raporton se serbët në Krime kanë shkuar për “të ndihmuar vëllezërit e tyre” rusë për të vënë nën kontroll të plotë Krimenë e banuar në shumicë nga rusët. /Dionis Xhafa/

You must be logged in to post a comment Login