“Burrneshat” e veriut të Shqipërisë në media ndërkombëtare

burr burrneshhPavarësisht se Shqipëria është një vend që ka shumë probleme, në të gjenden edhe shumë elementë interesantë. Një ndër ta është fenomeni i “virgjëreshave” apo “burrneshave” në veri të Shqipërisë. Këta gra që “kthehen” në burra për të ruajtur nderin e familjes janë bërë pjesë e mediave ndërkombëtare më të njohura në botë. Ka shumë artikuj për këto femra që edhe pse jemi në shekullin e 21-të, ata vijojnë të jetojnë sikur të ishim në shekullin e 15-të për nga traditat. Në familjet që nuk e kishin një trashëgimtar djalë në veri, një nga vajzat ndërmerrte një akt “burrnor”, duke lënë pas zakonet dhe jetën e femrës, e për tu kthyer në burrin e shtëpisë. Këta vajza në fakt “e harrojnë” më tej faktin se janë vajza dhe jetojnë, punojnë e kuvendojnë si burrat. Fotografi spanjoll Luis Dafos ka përgatitur një reportazh për këto “burrnesha”, të cilin e ka publikuar në Daily Mail. Dafos ka intervistuar njërën nga burrneshat, Qamile Stemën, që edhe pse 92 vjeçe është e mbajtur dhe jeton si një burrneshë, me traditat e kohëve të hershme. Ajo është betuar në moshën 20-vjeçare se do të jetonte si një burrneshë dhe se do të mbronte edhe 9 motrat e saj më të vogla, pasi i vdiq babai. /Dionis Xhafa/

 

http://luisdafos.weebly.com/burrnesha-an-albanian-sworn-virgin.html

You must be logged in to post a comment Login