Bosi i mafias serbe akuzon Daçiç: Kam lidhje me njerëzit e tij

unnamedBosi serb i mafias, Darko Sariç është shprehur në gjykatë se është i pafajshëm dhe se të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij janë false. Sipas Sariç, kreut të një grupi që dyshohet se kryen kontrabandën e drogës nga Amerika Latine për në Evropë e gjetkë, ai është krejt i pafajshëm, por pranon se ka lidhje me kryeministrin në largim të Serbisë, Ivica Daçiç. Në një shkrim të BIRN, flitet se bosi i mafias në shtetin serb është deklaruar në Gjykatën e Posaçme në Beograd se ka lidhje me njerëz me profil të lartë politik, që kanë lidhje drejtpërdrejt me Ivica Daçiç. “Unë nuk ndihem fajtor për akuzat. Ata janë vetëm shpifje. Kam lidhje të ngushta me njerëz të Daçiç”, shkruan rrjeti i gazetarëve investigativë të Ballkanit. Rasti i kallëzimit në fjalë mbart 6 padi kundër një grupi prej 39 anëtarësh të drejtuar nga Sariç, që dyshohet se kanë kontrabanduar drogë. Dionis Xhafa  

You must be logged in to post a comment Login