Ushtari i UÇK me një foto rrënqethëse!

specAi quhet Xhaferr Kadiri dhe bëri xhiron e botës me foton e tij me lot në sy dhe me veshjen e një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atij iu mbushën sytë me lot teksa ishte përballë flamurit kombëtar shqiptar. Fytyra e tij u bë një simbol në të gjithë Kosovën, por jo vetëm, edhe në mbarë botën. Por, tashmë kohët kanë ndryshuar dhe tani panorama e jetës së tij ështe edhe më e egër. Kadiri punon tashmë si blegtor dhe merret me mbarështim delesh. Është ky realiteti i një njeriu që u bë simbol dhe tani gjendet në kushte mjerane ekonomike. Porsi ai ka dhe shumë ish-ushtarë të UÇK, që dikur ishin pjesë e një lufte për liri, e tanimë janë në gjendje jo fort të mirë ekonomike. Sot, gjashtë vite më pas, shteti i Kosovës duket se i ka lënë në harresë ata të cilët më së shumti kontribuan për këtë ditë.

You must be logged in to post a comment Login