Konsullata e Milanos shndërrohet në konsullatën e të gjithë shqiptarëve, konsuj edhe nga Kosova

unnamedNga Dionis Xhafa

 

Konsullata e Shqipërisë në Milano tashmë do të funksionojë jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, por për të gjithë shqiptarët. Kjo është arritur, pasi është vendosur që pranë konsullatës të vendoset edhe konsulli i Kosovës. Për herë të parë konsullata vihet në shërbimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Itali, të cilët numërohen në afro 500 mijë persona. Këtë nismë e ndërmorri kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Gjatë vizitës në këtë konsullatë, ata theksuan se kjo është era e re e përfaqësimit të shqiptarëve. Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët tashmë do të ndihen me më shumë dinjitet dhe do të mund të gjejnë përfaqësinë e duhur në një qytet mjaft me rëndësi e të njohur globalisht. “Konsullata e Milanos do të jetë konsullata e shqiptarëve, e të gjithë shqiptarëve, qoftë të Shqipërisë, qoftë të Kosovës. I siguroj të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në Itali dhe që kanë të bëjnë me këtë konsullatë apo me konsullatat e tjera, se në një kohë të arsyeshme, por jo të gjatë, do të shohin vetë një ndryshim rrënjësor në mikpritje, në trajtim dhe në dhënien e shërbimit ndaj tyre”, ka thënë Rama gjatë vizitës në Milano. Në këtë mënyrë, shpresohet që shqiptarëve tiu jepet sa më shumë ndihmë në shërbimet që i kanë të nevojshme.

You must be logged in to post a comment Login