Gucia, komuna më e re në Mal të Zi

guciaGucia është komuna më e re në Malin e Zi. Në këtë mënyrë, shteti fqinj është tashmë një shtet me gjithsej 23 komuna në të gjithë territorin e republikës së saj. Shtimi i komunës së Gucisë është bërë pas ndryshimeve të kryera në ligjin për organizimin territorial, ligj i miratuar ditën e sotme nga deputetët republikanë të parlamentit malazez. Për ta miratuar ligjin në fjalë kanë votuar gjithsej 53 deputetë, ndërsa skeptik për një komunë të Gucisë kanë qenë përfaqësuesit e klubit të partive shqiptare në Mal të Zi, me kryesues Genci Nimanbegu. Në këtë mbledhje nuk morën pjesë deputetët e Frontit Demokratik, për shkak se kishin bojkotuar parlamentin. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm malazez Rashko Konjeviç përgëzoi të gjithë banorët e Gucisë për fitimin e statusit të ri, atë të një komune. Konjeviç ishte ai që deklaroi se mundet që të formohen edhe të tjera komuna në vend. Mali i Zi është një shtet që në ndarjet e saj administrative, më të lartën njësi ka komunën, ku tanimë ka 23 të tilla. /Dionis Xhafa

You must be logged in to post a comment Login