DO TE LUFTOJË DERI NE VDEKJE PER BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE

uckShumë te pakt janë ata lexues qe nuk kanë degjuar per gazetarin,publicistin,shkrimtarin… Avdi Ibrahimin.Poashtu shumë të pakt janë ata patriot te mos kenë degjuar per atdhetarin Avdi Ibrahimi, qe kanë vepruar ne ilegalitet te thellë,sepse ishte nder te paret qe nisi vallen e lirisë nga zgjedha serbo-çetnike, qe shqiptareve i´a kishin zenë frymen. Nuk ka ushtar te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (UÇK-ËS), te mos kenë degjuar per ketë trim qe luftoi taman si Mic Sokoli,bashkë me Ruzhdi Saramatin dhe ushtaret tjere trima nga te gjitha krahinat…
Siç shprehet vellau im, Urani, qe u plagos ne betejë,Avdiu na thoshte:”Burra, ketu fjalet jane te teperta, ketu fol pushka dhe pas meje…”
Krismat e pushkes se Avdi Ibrahimit dhe ushtareve tjere i kishin degjuar edhe “Tigrat” e Arkanit dhe langoi i tyre,Haxhi Zeza, qe eshtë futur ne kronologjine e historise shqiptare si tradhtar i kombit. I´a kishte futur friken ne barke nene dhe kishin ikur bashke me mercenaret rus ne theqafje, qe Haxhi ZEZA me gisht i´a tregonte rrugen ka te fusin bishtin nder shale.
Avdi Ibrahimi e kishte kuptuar heret se per KOMBIN TONË PO FRYEN VERIU I SERT DHE HANXHARI I HORDHIVE ÇETNIKE KISHTE PREKUR MISH E ASHT NE PALCEN E KOMBIT.
Gjate inervistes qe e zhvilluam me tha:”Reshat,DO TE LUFTOJE DERI NE VDEKJE PER BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE,NE FUND TE FUNDIT ESHTË AMANET I DESHMOREVE TE KOMBIT. KETE AMANET JA LE EDHE DY DJEMEVE TE MI,QE ISHIN ATY NE ODË BURRASH TE ULUR KEMBEKRYQ…”
Une, vjedhurazi i shikoja djemte e tij burra, kishin sy skifteri qe shikonin larg per te ardhmen e kombit. Avdiu, eshte teper i deshpruar me politiken aktuale…
Shih per kete, dikur kur nata mbulonte bjeshket,Avdi Ibrahimi udhtonte papushuar me kilometra te tere per te vizituar shoket e ilegales per kryengritje te armatosur, qe binin kambanat e mortit per vendin tone…
Kushtrimit te kapedan Adem Jasharit, Avdi Ibrahimi, i´u pergjigj pa hezitim,morri mamzerren e krahut dhe ja dha malit, nderkaq tani eshte i papune. Kjo kaste politike nuk ka fare ndergjegje. ZOTIN DOREZAN!

Intervistoi: RESHAT BADALLAJ

Pyetje: Kush është Avdi Ibrahimi?

Avdi ( Beqir ) Ibrahimi, shqiptar,Më 12.10.1958 lind në fshatin Mushtisht komuna e Suharekës, Republika Shqiptare e Kosovës, tani me banim në Prizren,Rr.”Besim Shala”,pa nr,bir i punëtorit shqiptar Beqir (Selim) Ibrahimi dhe Xhevahire (Adem) Bytyçi po ashtu shqiptare.Trungu im familjar është me origjin nga fshati Muzlak,fshat afër Kabashit të Prizrenit,para 100 vitesh familja ime është shprengulur në Mushtisht të Suharekës ku nga mbiemri KABASHI tani kemi mbiemrin IBRAHIMI.Si njëri nga njëmbdhjet fëmijët jam rritur në kushte të vështira.Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje,Shkollën e mesme ekonomike në Prizren,Shkollën e Lartë Ekonomike  komerciale në Pejë.Që nga viti 1978 kam qenë pjesëmarrës dhe simpatizant i Levizjes Ilegale në Kosovë.Në vitin 1987 jam organizuar në Organizatën Ilegale “Komiteti Kombëtar Shqiptar  Bashkimit të Trojeve.”Ky Komitet i fshehtë më vonë themelon,Lëvizjen Guerile “Shqipet e Lirisë”,ku Ruzhdi Saramati ka qenë kryetar i KKSHBSH dhe komandant i Guerilës ndërsa Unë isha zëvëndës.Kam qenë pjesëmarrës i orëve të para në Ushtrin Çlirimtare.Në Brigadën 128 “Lidhja Shqiptare”kam kryer detyrën ushtarake të Zëvëndës Komandantit të Brigadës pranë Zonës Operative të Pashtrikut.Që nga viti 2003 jam anëtar i Lidhjes Shkrimtarëve në Kosovë.Pas përfundimit të luftës çlirimtare kam punuar në KEK Distrikti në Prizren me punë Drejtor Financiar i këtij Distrikti.Nga nëntori i vitit 2010 jam i papunë.Me bashkëshortën dhe katër fëmijë jetoj në Prizren.Kam botuar vazhdimisht poezi që nga viti 1989.Më 1994 botova librin e pare “Sfidë për Mëmëdhenë”,në vitin 1997 botova librin e dytë me poezi “Gjëmimi i Dardanisë”,në vitin 2000 botova librin e tretë novela “Kush e vrau Lajmëtarin”,Romani “Vrasje në tri kohë”,është vëllimi i katërt u botua në vitin 2005.Jam bashkëautor i dy librave me poezi në Suhareke,gjithahtu jam bashkëautor edhe i dy librave me poezi në Prizren.Kam të përgaditura edhe tri vepra një me poezi,një publicistik dhe një në valën  e luftës për liri e bashkim kombëtar e kam afër përfundimit.

Jeta Juaj ne ilegaliet

Masakra e bërë nga xhelati Spirrë Kapetani me të tjerë, u bë nga mesi i marsit të vitit 1913 në manastirin e Kabshit, aty u prenë me sakic nëntë dhjetë burra shqiptar të Kabashit te arra dy degëshe në skajin verior të livadhit të Manastirit. U prenë burra nga familjet, Dakaj, Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muqaj, Bobaj  e të tjerë. Të gjithë të fisit Kabash.
Kasapët e tërbuar serbo-malazezë, nuk i kanë kursyer edhe grate shqiptare ata vranë ose dogjën Dudijen e Isuf Ahmetajt, Haken gruan e Muharrem Dakës, Kadën gruan e Ali Hajdin Memajt, Zylfijen gruan e kryeplakut të fshatit Kabash, dhe nënën e Halit Jakup Dakajt. Bashkë më këto gra u masakrun më 1 prill 1913 ne Ograjë dhe të prroi i Duhit në Kabash edhe njëzet e gjashtë burra nga familjet Muçaj, Rexhaj, Ahmetaj, Memaj, Ukaj, Bobaj, Kabashi.
Kur po kujtoj këto ngjarje i tërë trupi po më dridhët sikur fletët e plepit të eger kur i lëkund furtuna. Sa here kisha dëgjuar Gjyshin të fliste për këtë ngjarje i tërë trupi flake më mirrte. Sa here kisha dëgjuar këngën për kaçakun Sali Shabani një shpresë më lindte se ka djem e burra shqiptaria.Vrasja nga ana e Sali Shabanit e Spirrë dhe Filë Dellocit aso kohe ishte organizuar në Mushtisht në familjen e e kusheririt tim Jemin Abazit(Kabashit) Sa here që shfletoja faqe nga historia një hakmarrje e pa pare po lindte në shpirtin tim kundër shkijeve…Kështu ju bashkangjita grupit illegal të Ruzhdi Saramatit nga viti 1987 dhe nuk u zhgënjeva asnjëherë.

Formimi i Lëvzjes dhe veprimtaria e saj atdhetare

Kur një popull i robëruar e pa liri dhe të drejta kombëtare,madje edhe siç ishim të ndarë përgjysmë nga shteti ynë amë Shqipëria,duhej me doemos të bëhej një propagandë e fuqishme atdhetare për të dëpërtuar kjo frymë lirie në masat popullore për ta vetëdijesuar për gjendjen e rëndë që po jetonin shqiptarët nën okupatorin jugoslav.Kjo frymë atdhedashurie duhej përhapur në  të gjitha shteresat popullore shqiptarë,në mënyrë që ata të mos binin në defetizëm dhe letargji.Detyrë e njerëzëve të vetëdijëshëm,ishte që të veprohej në forma të ndryshme,për ti treguar shqiptarëve të robëruar se liria nuk fitohet duke ndejtur duar kryq,liria nuk dhurohet nga askush e aq më pak nga pushtuesi jugosllav,por ajo fitohet me mund,sakrific,e duke dhënë edhe jetën për liri.

Dihej botërisht se Kosova dhe Viset e saaj shqiptare ishin të shtypura,nga rregjimi titisto-rankoviqist,mbi popull rëndonte një terror i madh,por nga përpjekjet e pa rreshtura të liridashësve,jepeshin shenja të qarta se ky popull nuk ishte gjunjëzuar.

Dokument:KOMITETI KOMBËTAR SHQIPËTAR PËR BASHKIMIN E TROJEVE:
SHTABI OPERATIVO-USHTARAK DHE POLITIK – BRIGADA 28 SULMUESE

Komiteti Kombëtar me datën 28.11.1987 e mbajti mbledhjen e vetë në rrethana ilegaliteti të thellë dhe shqyrtoi situatën momentale në vend vise tjera që i përkasin Kosovës-Shqipërisë, në bazë të situates aktuale në trojet tona vendosi dhe mori vendim të prerë!… Ky vendim u muar në emër të këshillit drejtues i cili kryesohej nga Kryetari Ruzhdi Saramati, që kishte pseudonimin ,,Zefi’’. Vendimi u miratua nga të gjithë të pranishmit illegal që merrnin pjesë në këtë mbledhje.

Këshilli vendosi :
1.     Formimin e shtabit Operativo-Ushtarak dhe Politik.
2.     Nga shtabi Operativo-Ushtarak tëformohet Brigada 28 Sulmuese, e cila do të bënte mobilizimin e të gjithë patriotëve shqipëtarë në tërë hapsirën shqipëtare, dhe të formonte formacionet Luftarake-Ushtarake në tërë trojet e okupuara shqipëtare dhe të bëjë çlirimin dhe bashkimin e këtyre trojeve në shtetin amë Shqipërinë.
3.    Kjo date të jetë edhe symbol për emrin e Brigadës që mori Brigada 28 Sulmuese Lidhja Shqipëtare e Prizerenit dhe kështu u bë edhe formimi i Brigadës më 28.11.1987 në Nashec në odën e Misin Latif  Krasniqit.
4.     Ky vendim hyri në fuqi në këtëdatë dhe u ngarkua Brigada në detyra ushtarake. U ndanë detyrat e veçanta për të gjithë komandantët e njësive Guerile të cilat ishin të formuara më pare në rajone e tarritore të shumta të Kosovës e më gjërë.

Organika e Brigadës radhitej në këtë mënyrë për kohën e atëhershme momentale:Organika e Brigadës 28 Sulmuese: ( Po japim disa nga emrat, kërkojmë falje atyre që nuk u është paraqitur emir në këtë intervistë.)
1.     Komandant Brigade – Ruzhdi Saramati /ZEFI/
2.     Zv. kom. Brigade     – Faredin Shala       /PROFI/
3.     Shef i Shtabit           – Sali Saramati       /LISI/
4.     Shef i Personelit dhe Informimit       – Avdi Ibrahimi     /AEBEN SHPATI/

Njësiti i drejtuar nga vet Komandanti Ruzhdi Saramati /ZEFI/ ishte njësiti /GURI KUÇ/.Njësitet dhe Komandantët e Njësive në kuadër të Komitetit dhe të Brigadës:
1.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 001. – Sali Saramati – Grykë Lumë.
2.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 002. – Besim Ndrecaj – Suharekë
3.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 003. – Alushë Kryeziu – Prizren
5.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 005. – Hysen Ngucati – Polacë – Skenderaj
7.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 007. – Ilaz Durguti Rezallë – Skenderaj
8.     Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 008. – Sanije Geci – Llaushë – Skenderaj
14.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 014. – Jetë Hasani – Godancë – Shtime
15.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 015. – Miradin Badalli – Zhur – Prizren
16.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 016. – Gani Saramati – Prizren
38.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 038. –Xhemal Fetahu – Raushiqë – Pejë
46.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 046. – Xhemali Berisha – Dushanovë – Prizren
55.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 055. – Rrahman Llugagjiu – Vraniq – Suharekë
56.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 056. – Resmie Badalli – Zhur – Prizren (Motra e autorit)
57.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 057. – Zulfie Bilalli – Gjinocë – Suharekë
58.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 058. – Shqipe Telaku – Prizren
59.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 059. – Hamide Buçaj – Lladrovc – Malishevë
60.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 060. – Kadishe Avdiu – Shkup – Maqedoni
61.   Komandant i Njësitit  ,,Zjarri’’ 061. – Sevdie Bojaxhiu – Pllavë – Sharr

Të gjithë të lartëshënuarit pasi kanë pranuar të jenë të organizuar në kuadër të Brigadës 28-të “LIDHJA SHQIPTARE”,kanë dhënë edhe betimin: Betohem se do të luftoi për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë,bashkimin dhe zhvillimin e tyre,do te jem përherë vigjilent,guximtar dhe i disiplinuar ,i gatshëm në çdo kohë,pa kursyer as jetën,të luftoj për t,i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut.nëse shkel këtë betim,le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj,qoftë i humbur gjaku im.Betohem!

                      SQARIM
Prof. Selajdin Braha ishte komisar politik në kuadër të komandës së Brigadës 28 Sulmuese.

Në këtë rastë njëherittë gjithë Komandantët u ngarkuan me detyra të veçanta sipas terrenit dhe mundësive poseduese, mendore dhe fiziko taktike.
Komandant i përgjithshëm u zgjodh Ruzhdi Saramati ,,ZEFI’’ në vitin 1993, veprimet ishin të pjesshme, në vitin 1993 u formua ,,Lëvizja Guerile Shqipet e Lirisë’’, kështu të gjitha njësitet e ndërruan shifrën dhe u quajtën Njësit Guerile ,, Shqipet e Lirisë’’ vetëm kjo shtesë ju shtua, në vitin 1993 Brigada 28. Sulmuese i kalojë pjestarëte vetë në Shqipëri për tu ushtruar ushtarakisht për luftë guerile, të armatosur dhe deri në vitin 1996 arriti të bëjë përgatitjen e qindra luftëtarëve të lirisë dhe i dërgoi në Kosovë të aftësuar për luftë me forcat sërbe-jugosllave, kështu kur lufta mori një karakter të vërtet luftarak dhe doli në sken UÇK-ja këto njësite ishin të gatshme të marrin përgjegjësit e veta që ishin të ngarkuara nga komanda e Brigadës 28. Sulmuese dhe filluan aksionet të armatosura kundër forcave të policies dhe ushtrisë jugosllave dhe kur komandanti ishte i rrethuar në Prekazin heroic njësitet Guerile të Brigadës 28 i erdhën në ndihmë duke i bashkuar pushkët e tyre në pushkët e Adem,Hamëz dhe Shaban Jashari. Në mes të vitit 1999 Brigada 28 e merr emrin Brigada 128 Sulmuese nga SH.P.i UÇK-së, merr detyrën në terenin e caktuar në Grykën e Lumes duke bërë përherë detyrën e sajë të ngarkuar nga ky shtabë i UÇK-së. Bënë mobilizimin e përgjithshëm në Mars të vitit 1999.
E organizuar kryen sulmin vendimtar dhe përfundimtarë mbi forcat ushtarake sërbe në operacionin Shigjeta në Pashtrikë ku në betejat e një pas njëshme arrin të liroj 20 km teritor në pjesën e Hasit në Pashtrikë nga Pogajt e Hasit e deri në Mazrekë të Hasit, duke lënë me qindra ushtar të vrarë dhe të plagosur sërb, por edhe në radhët e veta pati 23 ushtarë e officer të vrarë e disa të plagosur.

Kjo biografi është shumë e saktë dhe me përgjegjësi, e nënshkruan Komandanti i kësaj brigade të UÇK-së Ruzhdi Saramati.

Gjatë veprimtarisë ilegale në kudër të Organizatës Bashkimi i Trojeve Etnike,në kuadër të kësaj Organizate ishte edhe grupi i femrave siç ishin Merita Mazrreku,Hana Rashkaj, Rrushe Gashi,Shpresa Shehu,Baftije GutajResmije Badallaj bashkëshortja e dëshmorit Mehë Uka e disa të tjera, qysh nga viti 1991sëbashku me Ruzhdi Sramatin dhe Riza Vatën kontaktuam me Shaban Brahën dhe morëm udhzime për veprimtarin ilegale, nga ku mësova shum gjëra të çmuara dhe më vlerë gjatë veprimtarisë atdhetare dhe luftës çlirimtare, por edhe sot nga ky mësues e luftëtar i çështjes shqiptare, nga ky Promete, meson njeriu vazhdimisht gjëra të vlershme dhe të çmuara, merrë ndjenjen e atdhedashurisë dhe ideve të mëdha drejt bashkimit të atdheut në të ardhmën.Pastaj nëpërmjet Azem Sylës (LPK), jam njohur me atdhetarin dhe patriotin e madh të çështjes kombëtare Ali Aliun (Kelmendi) nga Presheva i cili sëbashku me Kadri Halimin të cilët kishin përjetuar kalvarin e Goli Otokut, në vitet 1952-54, ndërsa në vitin 1960 themelojnë Lëvizjen atdhetare e antipushtuese jugosllavo-serbe “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare nën Jugosllavi me Shqipërinë.” Ku shtëpia e Babë Beqirit në Suharekë  që nga viti 1987 ishte bërë bazë e shum atdhetarëve që vepronin kundër robërisë shqiptare.Disa here kanë qenë tek Unë, Ruzhdi Sramati me shok, Riza Vata me shok, Xhevat Kabashi, me shok Salaudin Braha me shok, Sadik Halitja, Ibrahim Shala, prof Bajram Kurti, Azem Syla me shok,e njeri nga ata ka qenë edhe Ahmet Haxhiu tani i ndjerë, Ali Aliu me shok, Ali e Rexhë Mema tani të ndjerë, Zeqir Gërvalla, Qerim Pllana, Begzat Baliu, Mentor Kaçi, Fatos Aliu, Hazir e Naim Shala, Afrim Morina, Prof.Mr.Halil Alidema, Bashkim Hoxha, Idriz Qeriqi, Ramiz Qeriqi, Bajram Bekteshi,dhe shumë të tjer që u kërkoj falje që nuk ua përmenda emrin.Ku unë me familje u përkushtuam tërësisht në valën e luftës për liri dhe bashkim kombëtar.Nuk mund në këtë intervistë të mos i përmend dy komandant të Njësiteve Guerile që vepronin në kuadër të Lëvizjes sonë Guerile:

Alush Nezir Kryeziu, dëshmorë i kombit shqiptar, u lind më 19.10.1959 në fshatin Pagarush komuna e Malishevës, në shërbim të UÇK-së në brigadën 28 -128; është kyqur nga data, 30.12.1991; më 19. 04. 1992, në krye të detyrës nga pritat e patrullës serbe në Prizren në lagjen “Ortakoll” bie heroikisht duke e paguar veten Komandanti i njësitit gueril ”Zjarri 003” Alush Kryeziu. Kjo rrugë organizative e qëndresës aktive pa dyshim se ishte e vështirë dhe duheshin sakrifica të mëdha, porse nuk kishte se si bëhej ndryshe: Liria pa gjak nuk fitohej. Këtë kushtrim e kishte dhënë pushka e lirisë së Tahir e Nebih Mehës, nga Prekazi i përflakur, nga ku kombit shqiptar i bëhej e ditur se me jugosllavo-Serbinë nuk ka zgjidhje tjetër përpos luftës çlirimtare. Kjo tashmë ishte bërë moto për Alushin dhe shokët e tij që po vepronin në këtë drejtim.

Besim Adem Nrecaj, dëshmor i kombit shqiptar u lind më 10.10.1956 në fshatin Maqitevë të komunës së Therandës, në shërbim të UÇK-së ka qenë nga data, 30.12.1991 në Brigadën 28 – 128 të UÇk-së; bie heroikisht në altarin e lirisë më datë 03.05.1995 në Malsi të Re. Komandanti i njësitit gueril “Zjarri 002” Besim Ndreca, duke mos pranuar dorëzimin e armës, në vendin e tij të punës në Shirok, komandantit të milicisë serbe famëkeqit Dragan Shoshkiq, Besimi i bie plumbë ballit duke i thënë se vetëm kështu shqiptari e dorëzon armën o biri shkinës, mëpastaj epilogu i kësaj ngjarje rezulton me vrasjen e dy oficereve e disa ushtarëve ushtarako-policor në Malësi të Re, kështu duke paguar veten shumfish me armë në dorë si kushtrimtar i lirisë!

-Kur jeni kycur ne UCK?

Në këtë pyetje në vend të fjalëve po ju jap dokumentin faktik të kyçjes sime në shërbim të UÇK-së shkruan data 30.12.1991.- 19.09.1999.Mepërjashtim të një gabimi në dokument ku shkruan shef i – S1,është gabim me që funksioni im në këtë sherbim ka qenë  Z.kom i brig.128 të UÇK-së

– Ju keni luftuar ne Zonen e Pahtrikut apo…?

Po.Përpjekjet çlirimtare te një grupi shokësh nga Komiteti Kombëtar Shqiptar Për Bashkimin e Trojeve Shqiptare, të cilët kishin bashkuar idealet e larta patriotike e njerëzore për ta luftuar pushtuesin serbo-jugosllav që mbanin të pushtuara tokat shqiptare, arriti qellimin, më 28 nëntor 1987 në fshatin Nashec të Prizrenit në vatrën bujare të një atdhetari, vendosi formimin e Shtabit politiko-ushtarak me ç’rast u formua brigada – 28-të. Kjo date do të jetë simbol i mëvonshëm Brigadas 128- të Ushreisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut.

Komandanti i Brigadës 128 Ruzhdi Saramati dhe Zëvëndës Komandanti Avdi Ibrahimi gjatë luftumive frontale në Gorozhup 25 Maj 1999.

Brigada 28 – 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 24 maj 1999, me urdhër të SHP të UÇK’së, të Drejtorisë Politike të UÇK-së Hashim Thaqi dhe Ministrit të Mbrojtjes Azem Sylan, në kuadër të operacionit “SHIGJETA”, në Gorozhup e Pashtrik të Hasit theu kufirin shqiptaro – shqiptar duke sulmuar forcat pushtuese serbo – malazeze dhe, mercenare ruse. Në këto beteja të zhvilluara në Pashtrik, Brigada 128 si pjesë e këtij operacioni, ia doli me sukses, që pasë një lufte heroike ta thyejë përfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme në njerëz e teknikë ushtarake.

Ja çka shkruante me 26 maj të vitit 1999, për këtë ditë luftimi komunikata e Sh.P.të UÇK-së:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Shtabi i Përgjithshëm

Komunikatë operative nr. 79
e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Prishtinë, 26 maj (Kosovapress)

“…Operacioni sulmues “Shigjeta” filloi sot, me 26 maj 1999, në
ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri në orët e mesditës
së ditës së sotme forcat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë
marrë nën kontrollë malin Pashtrik dhe pjerrësitë veriore të tij,
fshatin Milaj, kanë asgjësuar disa posta kufitare dhe po
vazhdojnë luftimet për pastrimin e gjithë brezit kufitar me
Shqipërinë, duke mësyer gjithnjë e më në thellsi të territorit të
Kosovës. Si rrjedhojë e luftimeve të deritashme, armikut i janë vrarë 20
ushtarë dhe i janë kapur robë dy të tjerë, përveç teknikë dhe
armatim të shumtë të dalë jashtë luftimit.
Nga forcat e Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës ka një të vrarë dhe
dy të plagosur.
Operacioni vazhdon.”
SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM
AGIM ÇEKU

Zëvendës komandanti i brigades 128 të UÇK-së Avdi Ibrahimi me bashkëluftëtar-e 26 Maj 1999 në Gorozhup

Para syve na shfaqet heroizmi i guerilasve tanë, Alush Kryeziu e Besim Ndreca, beteja e Pashtrikut e përplot beteja gjithandej Kosovës, që shembën Jugosllavinë e tretë të ashtuquajturën Serbi. Dëshmorët e kombit e në këtë rast 15 dëshmorët e betejave të Pashtrikut u flijuan që shqiptarët të mos kenë më halle e plagë, që askush të mos jetoj me ethet e frikës e me të burgosur politik, ata lanë një amanet: S’ka më të shtrenjtë se liria dhe bashkimi i tokave shqiptare në Shqipërinë Natyrale. Ata dëshmorët e kombit ngjallën në çdo stinë të vitit. Ata janë këtu në atdhe me flakadanët e lirisë ndër duar.

Rëndësia e planit operativ “SHIGJETA”të hartuar nga Q.P.K. dhe SH.P. i UÇK-së,e cila është realizuar me sukses dhe vulosi fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fushbetejat e këtij operacioni nga brigada 28 – 128 “Lidhja Shqiptare” e cila operoi me 4 batalione luftareke, dhe 1 bateri të artilerisë e komanduar nga komandanti Ruzhdi Saramati.

– A mund te na pershkruani luften?

Po.Më 24 maj të vitit 1999 shtabi i brigadës 128 caktoi drejtimet e sulmit në kuadër të operacionit “Shigjeta”, në Pashtrik.Forcat ushtarake dhe paramilitare serbe porsa hetuan që trupat tona kaluan në sulm, hapen zjarr të dendur me tërë arsenalin ushtarak që posedonin, artileria e rëndë dhe mitralozet villnin nga tytat e tyre zjarr e hekur për ta ndalur sulmin tone, me gjithë rezistencën që bënte armiku, ai detyrohej t’i leshoj pozicionet dhe të marrë tatpjetën brigjeve dhe pyjeve në drejtim të fshatrave të Pashtrikut. Në pozicionet e tyre lane mjaft të vrarë e të plagosur. Nga 26 maji deri me 13 qershor ranë në altarin e lirisë 15 dëshmor këta luftëtarët trima të lirisë emrin e tyre e lanë të shkruajtur, në “Fenikset e Lirisë”, por edhe në mendjet dhe në zemrat e një kombi të tërë. Për çka edhe historikisht është vërtetuar se dëshmorët janë margaritar dhe krenaria e kombit. Beteja e Gorozhupit-Pashtrikut, do të mbahet mend dhe mbetet në faqet më të ndritura të historisë për faktin se është thyer miti i pathyeshmërisë së kufirit shqiptaro-shqiptarë.

Më kujtohen betejat e ashpra ku gjithçka rreth e rrotull skuqej nga flakët e armëve të lloj-llojta, zjarri i bombave, predhave e gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe të plagosurve nga radhet tona. Ata qe njihnin artin e luftës, ajo ishte e vështirë sidomos për ne që luftonim në terren gati të zhveshur të Hasit, kjo vështirësi kërkonte heroizëm, durimin e urisë, lodhjen, etjen. Aty nga mesdita  Aeroplan “Mig – 21”, të armikut, bombarduan caqet tona, atë ditë të 31 majit. Mes këtyre gjëmimeve bombarduese qëndronte e s’tundej nga llogoret, brigade 128. Qielli ishte me re, fryente një erë e lehtë, toka përvëlonte nga zjarri i luftës. Artileria serbe hapi zjarre të forta, sulmi me tanke, me huavica 32 tytëshe, topa e minahedhës goditnin pa ndalur pozicionet tona. Luftëtrët e lirisë, suleshin të tërbuar drej llogoreve të armikut, hidhnin granata, qëllonin me kundërtanke, topa pa dridhje e minahedhës të artilerëve tanë të komnduar nga komandanti Sali Saramati. Beteja ishte tepër e ashpër e pabarabartë si në numër të forcave ushtarake e poashtu edhe të teknikës luftarake. Ushtria serbe kishte aktivizuar forca të mëdha ushtarake, të ndihmuar nga paramilitar e mercenar rus, grek, bullgar, e nga vende tjera të botës dhe posedonte teknik moderne luftarake. Forcat tona të UÇK-së ishim të pakt në numër dhe posedonim teknik luftarake të këmbësorisë. Rrëbeshit të armikut luftëtarët e brigades iu përgjigjen me luftë të vendosur. Fusha e betejes u shndërrua në erë baroti e djegie.

– Ju keni qene te rrezikuar nga krimineli ARKAN, çka dinte ky per Ju?

Jo, nuk kam qen vetm Unë i rrezikuar por ka qenë mbarë populli shqiptar dhe popujt tjerë që u ngritën në luftë për liri dhe të drejta kombëtare.

– Qeni i keq ta bjere ujkun ne torisht, cili qen ishte ai qe e solli Arkanin?

Arkanin natyrisht që e kanë stërvitur Forcat Ushtarake Serbe dhe e kanë bekuar për ti shfarosur popujt jo serb,e në veçanti boshnjakët dhe shqiptarët, Kisha Ortodokse Serbe dhe AKademia e Shkencave Serbe. Natyrisht që kemi qenë të rrezikuar edhe nga shqipfolësit të cilët u vunë në sherbim të politikës serbe për shfarosjen e shqiptarëve.

– HAXHI KUÇI?!

Nuk kam patur rast ta shohë apo ta kem pare ndonjëher Haxhi Kuçin me Arkanin, sikur ti kisha pare zor se do të mund të kalonin pa there në këmbë nga ana ime. Por Haxhiu vetë ka shkruar me dorën e vetë dhe e ka publikuar në portalin e tij informative “Diskutime antishqiptare”, se e ka vozitur Arkanin me makinen e tij si taxi kur ka punuar.

– A jeni te sigurt dhe a keni deshmi?

Dëshmi për bashkëpunim të Haxhiut dhe 5 akademiket serbë ka dhënë vetë Haxhiu, ku ai vetë ka shkruar në portalin e tij antishqiptar. Atë që dëshmon ai vetë nuk kanë pse e dëshmojnë të tjerët.

– Haxhi Kuci, e ka shetitur dhe shoqeruar kriminelin Arkan ne shume fshatra te Suharekes dhe Kosoves, a dini Ju, pikerisht ne cilat fshatera?

Haxhiu vetë ka shkruar se e ka vozitur për në Mushtisht dhe Gjilan. Por kur ne ja publikojmë atë që ai vetë ka shkruar e thënë menjëher kcen si zorra në prush dhe priti pastaj fyerjet ofendimet shpifjet ndaj autorit që publikon mesazhet e Haxhiut.

– A ka ndodhur vrasje ne ato fshatera vrasje?

Po në komunën e Suharekës dihet botërisht masakra  e familjeve Berisha dhe familjeve tjera të kիtyre anëve, dhe në fshatrat e kësaj komune ka patur, vrasje, plaçkitje, kallje të shtëpive dhe dëbime massive nga këto troje nga ana e serbëve pushtues. Por nga fillimi i hapur i luftës së UÇK-së me 20 janar 1997 dhe deri në mabarim të luftës më 20 qershor 1999, unë personalisht asnjëherë se kam pare e as nuk e kam takuar Haxhiun dhe as që jam interesuar fare për të.

– Ky spiun edhe pese gjaksor kriminel serb i ka sjellur ne Kosove, Cila eshte e verteta?

Ai vetë shkruan se ka vozitur 5 akademiket serb dhe ka biseduar me ta, të cilët e kanë lavdruar Haxhiun se i vetmi shqiptar i “mire” eshte ky njeri.Kuptohet kur të lavdëron armiku në kohë lufte se kush në të vërtet është ky palaço. Po të hysh ne google mun d ti lexon të gjitha këto idiotizma të Haxhiut.

– Arkani e dergoi zagarin, Haxhi Kucin te Fatmir Limaj, por kur e kuptoi ky se e pret plumbi ne lule te ballit iku, Cila eshte e verteta?

Të thashë pak më lartë se nuk kam patur rast të takohem asnjëherë gjatë luftës çlirimtare me Haxhiun dhe as nuk e kam idenë se nga ka shkuar e shetitur ky njeri.deri në vitin 2008 unë nuk kam ditur asgjë për Haxhiun dhe as nuk jam interesuar se ku ndodhet. Gjatë gjithë këtyre viteve ai në portale, forume në komente nëpër gazeta të ndryshme ditore e ka apstrofuar emrin tim me lloj-lloj pseudonimesh, deri kur shoku im Begzati ma dërgon ne email adresën time një mesazh të Haxhiut ku ai pyet Begzatin a e din se Avdiu ka qen “spiun”, se kështu kinse i paska thënë Fatmir Limaj, që në kohë lufte as edhe njëher nuk jam takuar me Fatmirin, përpos kur kam qenë në Cahan dhe atë për marrjen e udhzimeve për Operacionin”Shigjeta”në Pashtrik, dhe atëherë kam qenë me Ruzhdiun dhe Agron Axhamin oficer i U.Sh.që në brigadën 128 e kemi patur Shef të Ndërlidhjes. Mbas vitit 2008 kam bër një Reagim leter të hapur kundër Haxhiut të cilën e ka botuar, ”Zemra Shqiptare”, dhe disa portale e gazeta ditore aso kohe. Ku kam njoftuar opininion mbarshqiptar se gjithçka ka thënë e ka shkruar në shkarravinat e tij letranxirëse janë rrena dhe shpifje nga ana e shpifarakut dhe rrencit Haxhi Kuçi.

– Krimineli Arkan iku bashke me spiunin e kombit, HAXHI KUÇI, por ky langua akoma vajton me lot krokodili per Arkanin dhe kerkon te gjithe shqiptaret t´i fus ne nje grope t´i vras, kerkon vrasjen e te gjithe komandantet dhe ushtareve te UCK-es dhe se komb shqiptar nuk ka thote ky spiun. Perse?

Pikërisht kur kam lexuar gjëra të tilla të shkruar nga ana e Haxhiut, i jam kundërvu publikisht me anë të shkrimeve të mia që nuk janë të pakta. Kjo tregon më së miri që unë nuk kam asgjë personale kundër Haxhiut. Për këtë e kam demaskuar vazhdimisht dhe jam bindur se ky njeri ja kalon edhe planeve serbe që kanë ndërtuar në kuzhinat e tyre në Beograd, Moskvë, Podgoricë, Athinë dhe Maqedoni. Këta shfarosës të shqiptarisë kan planifikuar projekte të pjesshme për zhdukjen në vazhdimsi të shqiptarëve. Kurse Haxhiut nuk ju ka dukur kjo e mjaftueshme ai ka kërkuar që gjithë shqiptarët me i grumbullu përnjëherësh dhe për së gjalli me i vorrosë në një grope, bile shqiptarëve ky antishqiptar ua shanë nënat me të gjallë e të vdekur. Ky mbase është provokim, racizëm dhe ofendim shum i rëndë dhe i patolerueshëm.

– Ky spiun serb genjen se ju njeh Juve dhe ju ka pasur shok. Cila eshte e verteta?

Ky më ka njohur mua si qytetar i Suharekës ku unë aty kam jetuar deri në vitin 1985 – 2000, ashtu siç e kam njohur Unë si qytetaret tjerë të Suharekës edhe Haxhiun. Por “shokë” kurrë në asnjë mënyrë se kam patur. Po ta kisha patur “shok”, mbase do ta kisha edhe tani, siç ju kam patur juve shok i nderuari Reshat Badallaj qysh moti dhe ju kam edhe tani se kemi ideale të përbashkëta kombëtare shqiptare.

– Ju keni ngritur padi penale kunder keti klyshi serb, ku dhe per cka?

Në këtë pytje përsëri nuk dua të flasë, me që fletë vetë dokumenti ku unë Haxhiut i kam bërë kallxim penal për shpifje…

– A LEXUAT ketyre diteve se me ne fund edhe sherbimi sekret serb, UDBA seboçetnike, publikoi emrin e ZAGARIT HAXHI KUCI, si spinin me besnik te tyre (google-noa.al)?

Jo nuk kam lexuar, falem nderit që më njoftove, natyrisht se do ta lexoj.

– Perse ne Suhareke dhe fshatrat perreth, ky zagar njihet si; Haxhi spiuni, Arkani, hajni, Lata, KUÇKA, llotoja serbe, zeza,,,?

Kuptohet për arsye se nuk ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë, duke shpifur lloj-lloj te zeza për njerzit vetëm pse kanë dëshmuar për atdhetarizëm. Ky kokëshkret ka menduar se gjithë bota “sillet”, rreth tij, prandaj shpif, nxit, ofendon të gjithë ata njerëz që nuk janë në një mendje me këtë kokë shkretë., ku urtia popullore thotë: ”obobo çka i bëri vetës.”

– Çka dini me shume per Haxhi KUÇIN?

Jam bindur se njeri ma të djallosur nuk mund ta gjesh as tek tragjedit e Shekspirit. siç është tek ”Othello”, Jagua dhe Memfistofeli i Gëtes. Njikohësisht jam bindur se është i shitur tek i huaji përderisa provokon e ofendon gjithçka shqiptare, dhe tjetersimi i tij në ashkali tregon më së miri se kush është Haxhi Kuçi.

– A keni dicka per te shtuar?

Falemnderit për intervistën që bëtë me mua, njëkohësisht shpresoj se kam dhënë gjëra mjaft me rëndësi për opininonin dhe lexuesit tanë të vëmendshëm.Uroj që e ardhmja mbar shqiptare të jetë më e lumtur duke u bashkuar në një shtet të vetëm të gjitha Trojet Shqiptare, të quajtur SHQIPËRI NATYRALE.
Faliminderit!
-Ju lutem…

You must be logged in to post a comment Login