PËRKUJTOHET TAHIR ZEMAJ

tazemLidhja Demokratike e Kosovës sot kujton vrasjen e Tahir Zemajt, i konsideruar si kreu i FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), i vrarë 11 vite më parë bashkë me djalin e tij në hyrje të qytetit të Pejës, shkruan Express.

Për këtë, është mbajtur një Akademi përkujtimore në Deçan, derisa Kryetari i LDK’së ka bërë homazhe në varrin e tij.

Tahir Zemaj është një prej ushtarakëve kontrovers të luftës së fundit, derisa vrasja e tij nxiti një sërë spekulimesh për autorët e krimit dhe për atë se kush ishte ai, çfarë roli kishte dhe kush ishin armiqtë e tij.

Madje, për autorët e mundshëm të vrasjes së tij u fol edhe në zgjedhjet e fundit. Kandidati i LDK’së për Kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, tashmë Kryetar i zgjedhur i këtij qyteti, drejtoi gishtin kah AAK e Ramush Haradinajt.

You must be logged in to post a comment Login