TAP, Rama, Bushati dhe Gjiknuri në Azerbajxhan

BushatijKryeministri Edi Rama shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ndodhen në Azerbajxhan për një vizitë zyrtare.

Lajmi është bërë me dije nga ministri Bushati, i cili nëpërmjet faqes së tij në Twitter ka njoftuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Baku.

Në qendër të diskutimeve, siç thekson edhe ministri Bushati do të jetë fillimi i investimeve të projektit TAP. Në takimet që delegacioni shqiptar do të ketë do të diskutohet edhe për projektin IAP.

You must be logged in to post a comment Login