Statusi, Fule: Perspektivë e qartë në qershor

largea_stefan-fule1367962467Tashmë është zyrtare që Këshilli i BE-së do të refuzoi aprovimin e propozimit të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Pas kundërshtimit të pesë vendeve, Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës dhe Britanisë së Madhe, ministrat e Jashtëm të BE-së duket se kanë rënë dakord që dhënia e statusit të shtyhet për në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Këtë e konfirmon edhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule. “BE njeh progresin e Shqipërisë dhe përpjekjet e qeverisë së re. Perspektivë e qartë për marrjen e statusit në qershor”, shprehet ai në “Twitter”.

Vendimi zyrtar lidhur me propozimin e KE-së për dhënie e statusit kandidat do të merret në mbledhjen e 19 dhjetorit të Këshillit të BE-së.

You must be logged in to post a comment Login